Home / Ekonomia / Sarandë/ Xarra krijon ndërmarrjen bujqësore me 14 aksionerë

Sarandë/ Xarra krijon ndërmarrjen bujqësore me 14 aksionerë

Xarre-3-466x350Në bregdetin e Himarës ka marrë jetë projekti i ideuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të 1 viti më parë për krijimin e ndërmarrjes bujqësore të Xarrës.

Sipas njoftimit zyrtar, në ngritjen e e ndërmarrjes së parë bujqësore në Xarrë, mori pjesë edhe deputeti i PS-së Koço Kokëdhima.

Gjithsej janë 14 aksionerë ndërsa kapitali është 1 miliard lekë, i paguar 100% nga aksionerët. 60% e kapitalit u vendos nga fermerët më të suksesshëm të Xarrës, ndërsa 40% e kapitalit u vendos nga dy familje biznesi shumë të njohura në Shqipëri.

Shoqëria ka planifikuar të investojë rreth 5 miliardë lekë në 5 vitet e ardhshme. Numri i të punësuarve të kësaj kompanie është rreth 500 veta.

Xarre 2

Kompania do të investojë për 7-10 fishimin e prodhimit të mandarinave dhe agrumeve që realizohen sot në zonë; në 5 vitet e ardhshme do financojë përmbushjen e standarteve për të mundësuar eksportin e prodhimeve të fermerëve në BE, do të investojë për përqendrimin e prodhimit, kooperimin e shërbimeve, uljen e kostove dhe rritjen e aftësive konkurruese në tregun rajonal dhe evropian.
Fermerët e Xarrës tani më do të kenë një blerës të sigurt të prodhimeve të tyre dhe nuk do të kërcënohen më nga pamundësia dhe paaftësia e tyre, për të dalë në tregjet ndërkombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: