Bota

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Hendeku midis sunitëve dhe shiitëve

bbHendeku ndërmjet sunitëve dhe shiitëve është hendeku më i madh dhe më i vjetër në historinë e besimit Islam.Pjesëtarë të të dyja sekteve kanë bashkëjetuar për shekuj të tërë dhe ndajnë bashkërisht besime dhe praktika fundamentale, por kanë dallime në doktrinë, ritual, ligj, teologji dhe organizim fetar.

Sunitët

Shumica e myslimanëve në botë janë sunitë – vlerësimet e përafërta flasin se nga 1.5 miliard myslimanë në botë, 85 deri në 90 për qind janë sunitë. Ata përbëjnë shumicën edhe në Egjipt, Jordani dhe Arabinë Saudite. Sunitët e shohin veten si pasues besnikë të Islamit. Emri i tyre vjen nga shprehja “Ahl al-Sunnah”, që do të thotë “Popull i Traditës”. Në këtë rast, tradita i referohet praktikave të bazuara në atë se çfarë ka thënë, bërë, pajtuar apo mohuar Profeti Muhamed. Në vendet të cilat qeverisen nga sunitët, shiitët përbëjnë pjesën më të varfër të shoqërisë. Ekstremistët sunitë në shumë raste i shohin shiitët si heretikë.

Shiitët

Shiitët përbëjnë 10 për qind të popullatës myslimane në botë. Ata përbëjnë shumicën në Irak, Iran, Bahrein, dhe sipas disa vlerësimeve, edhe në Jemen. Në historinë e re, shiitët fillimisht thuhet të kenë qenë një lëvizje – “Shiat Ali”, që domethënë “Partia e Aliut”. Sipas tyre, Aliu, nipi i Profetit Muhamed ishte pasardhësi i denjë, pas vdekjes së profetit më 632. Aliu ishte vrarë më 661 pas një kalifati pesëvjeçar, i cili u përshkua me luftë civile. Djemve të tij, Hasanit dhe Huseinit, u ishte mohuar ajo çfarë ata e shihnin si e drejtë legjitime për të trashëguar kalifatin. Hasani besohet të jetë helmuar më 680 nga Muawiyah, kalifi i parë i dinastisë sunite Umayyad, kurse Huseini ishte vrarë në një fushëbetejë me ndjekësit e kësaj dinastie më 681.

Irani dhe shtetet e Gjirit

Revolucioni iranian i vitit 1979 promovoi një agjendë islamiste Shiite, e cila shihej si sfiduese karshi regjimeve konservatore sunite, veçanërisht në Gjirin Persik. Politika e Teheranit për të mbështetur milicinë dhe partitë shiite përtej kufijve iranianë u zbatua paralelisht me vendet e Gjirit, të qeverisura nga sunitët, të cilat forcuan bashkëpunimin me qeveritë dhe lëvizjet sunite kudo. Edhe sot e kësaj dite, shumë nga konfliktet në Lindjen e Mesme bazohen në dallimet e thella sektare. 

* Ky artikull është  marrë nga BBC.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button