Maqedonia

Intelektualët Shqiptarë: Vizita e Ahmetit në Athinë ka tërbuar maqedonasit

cProfesori universitar Arbër Ademi, nëpërmjet profilit personal të Fejsbukut është prononcuar në lidhje me vizitën e delegacionit të Bashkim Demokratik për Integrim në Athinën zyrtare. Reagimi i tij ishte i drejtuar ndaj zërave skeptikë të cilët tentonin ta nënçmonin këtë nismë të kryetarit Ali Ahmeti duke e quajtur vizitë private dhe “lojë parazgjedhore”, duke e bërë të kuptohet se faktori politik shqiptar në Maqedoni nuk ka rëndësi në kokat e tyre vasale.

“Via Egnatia. Vizita e z. Ali Ahmeti në Athinë ka tërbuar jo pak njerëz në bllokun maqedonas. Këta arrij edhe t’i kuptoj, sepse e kanë të vështirë kur shohin se shqiptari ka kredibilitet dhe guxim për të çuar përpara çështje të ndjeshme, siç është çështja e emrit.Ajo që më çudit është qëndrimi i disa shqiptarëve, kuptohet të paktë në numër, të cilët mundohen të ironizojnë këtë vizitë. Më kanë shtyrë të mendoj lidhur me atë se çka kanë ata? Përpos motiveve të ulëta të tyre, nuk më del diçka tjetër”, shkruan Ademi.

“Kur shoh emrat e atyre që prononcohen, aq më tepër më bëhet e qartë se çka i mundon. Këta të fundit asnjëherë nuk janë pajtuar me sukseset e shqiptarëve. Këta vjellin vrerë dhe kur z. Ahmeti ndërton institucione, edhe kur forcon kapacitetet kadrovike dhe financiare të institucioneve në shërbim të shqiptarëve, edhe kur avancon statusin politik dhe juridik të shqiptarëve, edhe kur me mjaftë maturi i mban shqiptarët larg involvimit në konflikte që u shkojnë për shtat kundërshtarëve të kombit tonë. Sa për të ironizuar, më është krijuar përshtypja se ata nuk do të pajtoheshin edhe sikur z. Ahmeti do t’ua siguronte parajsën. Por, sidoqoftë, ky është problem i tyre dhe shqiptarët nuk kanë çka të merren me këta pesimistë të kurdisur nga qarqe dashakeqe për shqiptarët”, përfundon shkrimi, përcjell Zhurnal.

Në anën tjetër, edhe Nijazi Hamidi përshëndet vizitën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë. “Përshëndes vizitën e z. Ali Ahmeti dhe delegacioni të tij në Greqi, dhe pres që kjo vizitë të jep fryt, dhe shqiptarëve të Maqedonisë t’ ju sjell diç të papritur në aspekt pozitiv rreth çështjes së emrit, dhe ne shqiptaret duhet të jemi krenar që jemi faktor në Republikën e Maqedonisë, suksese”, thotë Hamidi.

Ndryshe, delegacioni i BDI-së, është i përbërë nga lideri Ali Ahmeti dhe ministrat Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi, për t’u takuar me shefin e diplomacisë greke Nikos Kotzias, me të cilin, sipas paralajmërimeve, do të diskutojnë për mosmarrëveshjen rreth çështjes së emrit mes dy shteteve fqinje. Delegacioni arriti mbrëmë në Athinë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button