Bota

Intensifikohen përpjekjet diplomatike, Ban dhe Kerry në Egjipt

kerry-banki-moon1Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti dje në mbrëmje në Kajro për të punuar për një armëpushim në Rripin e Gazës disa orë pasi kreu i OKB-së, gjithashtu në Egjipt, kishte kërkuar një ndërprerje të menjëhershme të dhunës.
Pas mbërritjes së tij dje në mbrëmje, Kerry është takuar me Ban Ki-moon, sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, i ardhur gjithashtu për të kërkuar një armëpushim në Kajro, fqinj i Izraelit dhe Rripit të Gazës dhe ndërmejtësuesi tradicional në konfliktet mes shtetit hebe dhe Hamasit palestinez.
Drejtuesi amerikan premtoi 47 milionë dollarë ndihmë humanitare për civilët në Rripin e Gazës, viktimat e para të konfliktit në enklavën shumë të populluar, ku më shumë se 570 palestinezë, dhjetëra prej të cilëve fëmijë, janë vrarë në dy javë, mijëra të plagosur dhe rreth 100 000 të zhvendosur.
Pas dy javëve nga një ofensivë ajrore dhe tashmë tokësore të ushtrisë izraelite, Kerry do të takohet gjithashtu me drejtuesit egjiptianë si dhe presidentin, Abdel Fattah al-Sissi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button