Politika

Fotoja e kryeministrit zemëron Serbinë, Beogradi: Tjetër provokim nga Rama

bbbFotoja e vitit në faqen zyrtare të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me mbishkrimin “Fotoja me e bukur e vitit”, ka nxitur reagime në Serbi.
“Një provokim i ri i Edi Ramës”, shkruajnë mediat serbe, të cilat thonë se, “ëndra e Shqipërisë së madhe e shprehur në takimin e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Tiranë është shfaqur edhe në këtë fotografi”.
Reagime kanë ardhur edhe nga zyrtarët serbë, që e kanë kthyer foton në një nga temat më të rëndësishme në Serbi.
Marko Gjuriç, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se, shpreson që ideja e Shqipërisë së madhe të ngelet një ëndërr dhe jo një makth i rajonit.
“Pyes veten se si do të reagonin BE-ja dhe OKB-ja nëse në Facebook kryeministri i Serbisë do të bënte një koment të ngjashëm për teritoret e ndryshme në Ballkan”, ka thënë Gjuriç.
Ai ka theksuar se, Serbia nuk do të lejojë kurrë që Rama dhe Hashim Thaçi të realizojnë këto ëndërra. Fokus i veçantë i është kushtuar shprehjes “një tokë, një popull, një ëndërr”, e ku fjala “tokë” në serbisht mund të nënkuptojë edhe një vend apo shtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button