Te ndryshme

Shtatë fakte të thjeshta rreth gjenetikës

Portali i huaj në internet, “Viral-vines”, i cili u dedikohet fakteve mbi jetën, ka publikuar së fundmi një artikull tepër interesant mbi gjenetikën. Në të përshkruhen të dhëna ekzakte mbi karakteristikat e gjeneve, dominimeve të tyre, ADN-së e shumë çështje që i takojnë kësaj teme. Për më tepër informacioni në vijim:

  1. Gjenet e forta kundër gjeneve të dobëta

Thuhet se secili prej nesh ka shtatë sozi të shpërndarë gjithandej nëpër botë. Në një popullsi prej shtatë miliardë banorësh, duhet të jetë patjetër dikush, ndoshta jo identik me ne, por që na ngjan shumë. Jemi përbërë nga një seri atributesh që të kombinuar së bashku, i japin jetë pamjes sonë të jashtme, fizike. Ndonjëherë, këto karakteristika mund të duken thjesht rastësore, por në të vërtetë, edhe për këtë ka një shpjegim shkencor.

Gjenet dominante janë: lëkurë e errët, flokë kaçurrel të errët, sy të errët, hundë e madhe, buzë mishtore dhe mjekër e theksuar. Ndërkohë që ato të dobëta janë: lëkurë e bardhë, flokë të kuq ose biond, sy blu, flokë të drejtë dhe mëngjarash.

  1. ADN-ja

Duke analizuar gjenet e forta dhe ato të dobëta, si tonat ashtu edhe të partnerit, mund të imagjinojmë disi se si mund të lindë fëmija ynë. Ai ose ajo nuk do të jetë gjë tjetër veçse një kombinim i atributeve gjenetike të prindërve. Pikërisht sepse ekzistojnë kombinime thuajse të pafundme, është mundësia e të takuarit nëpër botë të shumë personave të ngjashëm, edhe pse praktikisht kurrë identikë.

  1. Ngjyra e syve

Ja një tabelë shumë interesante, e cila tregon kombinimet që i japin jetë ngjyrës së mundshme të syve të pasardhësve. Për shembull, ka gjashtë mundësi në 100 që nga dy persona me sy të errët, të dalë një fëmijë me iris të syrit ngjyrë blu (hapësira me ngjyrë rreth bebes së syrit). Ndërkohë që kur të dy prindërit i kanë sytë blu, në 99% të rasteve, fëmija i tyre do të ketë të njëjtën ngjyrë sysh.

  1. Kush fiton?

Në pjesën më të madhe të rasteve, kur një fëmije i jepet jetë, janë gjenet dominuese të sipërpërmendura ato të cilat mbizotërojnë. Pra, është më shumë e mundshme që fëmija i palindur të trashëgojë flokët e zinj të njërit prind më shumë sesa flokët biondë të tjetrit.

  1. Kapërcimet e gjeneratave

Por, gjithsesi, nuk është e thënë që gjenet e dobëta të një të afërmi të largët, nuk mund të shfaqen në gjeneratat e ardhshme. “Asnjëherë nuk mund të parashikohet me qartësi aspekti i një të palinduri. Disa gjene mund të zhduken për më shumë se një gjeneratë, por më pas, mund të rishfaqen më vonë. Pra, një person mund të trashëgojë disa gjene nga gjyshërit ose stërgjyshërit që nuk paraqiten fare te prindërit e tyre”, thonë ekspertët e kësaj fushe.

  1. Parashikimet gjenetike

Megjithatë, shkenca mund të parashikojë aspektin e një të palinduri duke u bazuar tek ADN-ja e prindërve të tij. Disa karakteristika, si për shembull struktura e kockave, mund të thonë shumë mbi origjinën e një personi. Kështu, mund të parashikohet në përgjithësi aspekti i tij i jashtëm.

  1. Po manipulimet gjenetike?

Shkenca ka ecur shumë përpara, aq shumë sa mund të aplikohen edhe të ashtuquajturat “manipulimet gjenetike”. Në thelb, duke ndryshuar disa elemente në laborator, mundësia e “formësimit” të pamjes së fëmijës së palindur mund të rritet në mënyrë eksponenciale, sipas pëlqimit të prindërve. Në disa raste, kjo gjë mund të jetë shumë e dobishme, sepse mund të eliminohen rreziqe të sëmundjeve të trashëgueshme, por në të njëjtën kohë, kjo mund të çojë në një keqpërdorim të këtyre ndryshimeve për gjëra më pak të rëndësishme, si për shembull: për ngjyrën e syve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button