Home / Ekonomia / Shtrenjtohet kredia, biznesi drejt overdrafteve

Shtrenjtohet kredia, biznesi drejt overdrafteve

Kredia në lek, interesat kapin rekord të ri. Më tepër hua për tregti, overdraft dhe kredi konsumatore

Interesat – Interesi mesatar i kredisë në lekë me afat 6 muaj deri në 1 vit arriti 9.5% për muajin maj 2014, në prill ishte 8.6%

Depozitat – Në maj 2014, interesi i depozitës njëvjeçare në lekë ishte 1.94%, ndërsa në muajin dhjetor 2013 ishte me 2.45%

Nga Zamir Alushi 

banka-kredileriInteresa të larta për kreditë në lekë dhe standarde të shtrënguara për huan bankare. Muaji maj 2014 është pika më e ulët e 5 muajve të parë të vitit për kredidhënien, sipas Buletinit Statistikor të Bankës së Shqipërisë, i publikuar këto ditë. Kredia për ekonominë arriti 545.481.5 (milionë) lekë, më e larta për 5 muajt e parë të vitit, por më e ulët se dhjetori i vitit 2013, kur kredia totale ishte 547,927.6 (milionë) lekë. Përmirësim ka kredia në monedhën kombëtare, e cila në vlerë totale për muajin maj 2014, ishte 221,012.1 (milionë) lekë, ndërsa në fund të vitit 2013, shënoi 219,933.0 (milionë) lekë. Ulje ka shënuar huaja në lekë për njësitë e pushtetit vendor duke rënë në 239,6 nga 256.9 (milionë) lekë që u dhanë nga bankat në fund të vitit 2013. Ndërkaq, kredia në valutë zbriti në 324,469.5 milionë lekë, nga 327,994.5 (milionë lekë) që ishte në fund të vitit 2013.

Tregtia e preferuar nga bankat

Totali i kredisë për biznesin në muajin maj 2014 ishte 391,205.0 (milionë) lekë, duke reflektuar përmirësim të lehtë krahasuar me muajt e parë të vitit, por gjithsesi mbetet më e ulët se sasia e dhënë nga bankat në fund të vitit 2013. Në dhjetor, sportelet e bankave dhanë kredi për biznesin në vlerën 394,660.3 (milionë) lekë. Nga kjo shumë, për muajin maj 2014, u dhanë 5,831.8 (milionë) lekë kredi për bujqësinë dhe blegtorinë, për peshkimin 631.8 (milionë) lekë, 7,315.8 (milionë) lekë iu adresuan industrisë nxjerrëse, 57,078.4 (milionë) lekë për industrinë përpunuese, 50,484.9 (milionë) lekë ishte huaja për industrinë energjetike, 53,782.8 (milionë) lekë u dhanë për industrinë e ndërtimit, 133,456.4 (milionë) lekë u dhanë për tregtinë, riparimin e automjeteve dhe sendeve elektroshtëpiake, që është edhe zëri më i preferuar për të dhënë kredi gjatë muajit maj 2014, 15,841.2 (milionë) lekë kredi për hotelerinë dhe restorantet, 11,752.5 (milionë) lekë për transportin dhe telekomunikacionin, 12,577.1 (milionë) lekë për ndërmjetësimin financiar, për aktivitetet shitje-blerje, qiradhënie pasurie të patundshme (real estate), kredia arriti 2,326.1 (milionë) lekë, 938.2 (milionë) lekë për administrimin publik, 5,024.0 (milionë) lekë për arsimin, 4,473.3 (milionë) lekë për aktivitete mjekësie dhe 19,523.7 (milionë) lekë për shërbimet sociale.

Biznesi merr overdraft për pagat

Biznesi duket se e ka lakun në fyt për paratë e borderove dhe të pagesave të shpenzimeve operative. Pjesa më e madhe e kredisë së dhënë biznesit është për overdarft dhe për kapital qarkullues. Gjatë muajit maj 2014, kredia e biznesit që u mor për overdraft në lekë në ishte totalin 47,965.7 (milionë). Kredia për këtë qëllim në dollarë arriti 17,113.6 (milionë) dhe 56,487.0 (milionë) arriti kredia për overdraft në euro. Bie në sy rritja e kredisë së marrë në euro për overdraft dhe rënia e kredisë së marrë në dollarë, krahasuar me muajin dhjetor 2013. Ndërkaq, 38,714.8 (milionë) lekë mori hua biznesi për kapital qarkullues. Për këtë qëllim, biznesit iu dhanë 4,678.9 (milionë) në dollarë dhe 30,552.6 (milionë) në euro. Kjo lloj kredie ka ardhur në ulje gjatë gjithë muajve të parë të vitit 2014, krahasuar me dhjetor 2013. Një sinjal pozitiv vjen për sa i përket biznesit prodhues. Vihet re një rritje e lehtë e kredisë së dhënë për blerje pajisjesh e makinerish. Në dhjetor të vitit 2013, kjo kredi ishte 23,935.2 (milionë) lekë ndërsa në maj 2014 u ngrit në 24,794.7 (milionë) lekë. Po ky zë i kredisë, në monedhën dollar, shënoi ulje, duke rënë në vlerën 7,835.2 (milionë), ndërsa në euro u rrit për muajin maj 2014 në totalin 60,235.8 (milionë), nga 59,328.0 (milionë) që u dhanë në fundvitin 2013.

Rinis shitblerja e pronave të patundshme

Ndërkohë merr frymë ndërtimi me rritjen e shitjeve të shtëpive. 3 3,878.3 (milionë) lekë iu dhanë hua biznesit për aktivitetet me pasuritë e paluajtshme (real estate). Ky është një zë që ka ardhur duke u përmirësuar. Por në valutë, kjo lloj kredie ka ecur në kah të kundërt. Në dollarë, për këtë aktivitet, biznesi ka marrë 3,755.5 (milionë), duke ardhur në rënie, ndërsa në euro janë marrë 65,140.5 )milionë), gjithashtu në rënie krahasuar me muajt e tjerë të vitit 2014 dhe me dhjetor 2013.

Kredi konsumatore dhe blerje shtëpish

Bankat vazhdojnë të shtrëngojnë kredinë për individin. Qytetarët morën më pak kredi për muajin maj 2014. Kjo lloj kredie ka rënë në vlerën totale 142,529.1 (milionë) lekë, ndërsa në dhjetor 2013 ishte 142,716.7 (milionë) lekë, nga këto në monedhën kombëtare u dhanë 67,001.4 (milionë) lekë dhe 1,258.9 (milionë) ishte huaja në dollarë. Kredia në euro që bankat u dhanë individëve ishte 73,917.3 (milionë). Po përse u morën këto para? Kredia konsumatore zë vendin e parë, ndërkohë që merren shuma të konsiderueshme për overdraft. Nga kredia për individin 14,421.5 (milionë) lekë u dhanë për blerje mallrash jo të qëndrueshme, 1,956.1 (milionë) kredi në euro për këtë zë ndërsa në dollarë kredia arriti në 78.9 (milionë). Overdrafti i dhënë nga bankat për individët gjatë muajit maj arriti 5,643.5 (milionë) lekë, ndërsa në dollarë u dhanë 44.9 (milionë) që vjen në një ulje tepër të madhe krahasuar me fundvitin 2013. Overdrafti në euro kap vlerën 2,507.2 (milionë), në një nivel thuajse të palëvizshëm për të gjithë periudhën që krahasojmë. Ecuria e dobët e ekonomisë reflektohet edhe në nivelin huas së dhënë nga bankat për ushtrimin e aktivitetit të biznesit. 3,418.1 (milionë) lekë kredi u dhanë për individët që kërkuan të bëjnë biznes. Kjo është një vlerë më ulët krahasuar me fundvitin 2013, kur bankat dhanë për këtë zë 3,469.1 (milionë) lekë. Në ulje ka ardhur edhe kredia për ushtrim aktiviteti biznesi në dollarë dhe në euro, ku u dhanë përkatësisht 183.7 (milionë) dhe 2,260.5 (milionë).

InteresatInteresi i kredive në lekë arrin majat, 12.51%

Interesi mesatar i kredisë në lekë me afat 6 muaj deri në 1 vit arriti 9.5% për muajin maj 2014, nga 8.6% që ishte në muajin prill, ndërsa në muajin dhjetor 2013 ishte 8.27%. Kredia me afat në lekë 1 deri në 3 vjet e kishte interesin 12.51% nga 12.27% që ishte në muajin prill. Interesi për huan në lekë 3 deri në 5 vjet arriti 10.91%, ndërsa në prill ishte 10.67%, kurse në dhjetor 2013 ishte 9.45%. Kredia me afat mbi 5 vjet shënoi ulje në 8.28% nga 8.85% që ishte në muajin prill, ndërsa në dhjetor 2013 kjo kredi ishte me interes 9.45%.

Interesat e kredisë në valutë kanë ardhur në ulje. Kështu një kredi njëvjeçare në dollar gjatë muajit maj 2014 ishte me interes 6.16% krahasuar me 7.24% që ishte në dhjetor 2013, ndërsa në euro një kredi njëvjeçare e kishte interesin 6.01% krahasuar me 6.67% që ishte në dhjetor 2013. Kredia mbi 5 vjet në dollar në muajin maj 2014 e kishte interesin 6.95%, ndërsa në dhjetor 2013, jepej me interes 7.97%. Kjo kredi në euro u dha me 6.23% interes, ndërsa në dhjetor interesi ishte 6.92%.

Banka e Shqipërisë – Shtrëngimi i standardeve për kredinë dhënë bizneseve është -7.4%, pas nivelit -5.1% të shënuar në tremujorin e katërt 2013

Kredia – Kredia me afat mbi 5-vjeçar në euro në maj 2014 jepej me 6.23% interes, ndërsa në dhjetor ishte 6.92%

Leave a Reply

%d bloggers like this: