Ekonomia

11-mujori, importi i kafes është rritur me 20%

bbImporti i kafes gjatë 11- muajve të 2015-ës u rrit me 20 %. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë 11-mujorit të vitit 2015 u importuan 7,805 ton kafe. Krahasuar me 11-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti u importuan 1,073 ton kafe më shumë. Në 11-mujorin e vitit 2014 u improtuan 6,732 ton kafe. Por, gjatë muajit nëntor të këtij viti u importuan 573 ton. Krahasuar me muajin nëntor të vitit 2014 importi i kafes në muajin nëntor të këtij viti është rreth 121 ton më pak. Në muajin nëntor të vitit paraardhës u importuan 694 ton kafe. Importi i kafes gjatë 11 mujorit janar-nëntor në 5 vitet e fundit në sasi:

Viti Sasia

2010 669 ton
2011 605 ton
2012 307 ton
2013 408 ton
2014 694 ton
2015 573 ton

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button