Kronika

Atentati në Fier, hetohet pista e hakmarrjes

cPolicia: Kastrati ishte objektivi i sulmit si i përfshirë në një vrasje të ndodhur mbi 15 vite më parë

Hakmarrja për një vrasje të dyfishtë të ndodhur mbi 15 vite më parë në qendër të Fierit është pista kryesore ku po përqëndrohen hetuesit për vrasjen e te premtes në Mbrostar të Fierit. Sipas burimeve zyrtare të policisë viktima Granit Kasa nuk ishte shënjestër e sulmit, por shoku i tij Klement Kastrati. Pista e hakmarrjes bazohet në një ngjarje rreth vitit 2000 ku mbetën të vrarë dy persona. 44 vjecari Kasa ishte në vendin e parë në makinë ndërsa kastrati drejtonte mjetin. Kjo e fundit morri flakë nga një shkëndijë elektrike si pasojë e breshërive të kallashnikovit. Sipas policisë mjeti tip benz po udhëtonte me shpejtësi të ulët në  segmentin lidhës mes mbrostarit dhe autostradës lushnje fier. Hetuesit thonë se ky vend nuk ka qënë i rastësishëm, por i përzgjedhur nga autorët duke qënë se edhe ndricimi në këtë segment mungon. Autorët kanë pritur në anë të rrugës ku njëri prej tyre ka dalë dhe ka goditur me breshëri automatiku në drejtim të makinës së viktimës. Pas kësaj ata janë larguar me një toyota blu me targa të huaja nëpërmjet rrugës së vjetër në drejtim të lushnjes por 1 km larg vendit të ngjarjes e kanë braktisur makinën dhe i vunë flakën. Policia thote se ende nuk ka gjurmë të autorëve  dhe mendohet se ata janë larguar me një automjet tjetër. Në vendngjarje u gjet një armë kallashnikov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button