Sporti

Një tjetër talent shqiptar transferohet në futbollin e madh

ccNjë tjetër talent me origjinë shqiptare bën kapërcimin e madh në futbollin e rëndësishëm të Europës. Bëhet fjalë për Albian Ajetin. Sulmuesi 18-vjeçar ka lënë Bazelin, për t’u tranferuar te Augsburgu, skuadra që luan në Bundesligën 1 në Gjermani. Futbollisti u prezantua nga klubi gjerman, ndërsa ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020. Palët nuk kanë zbuluar detajet financiare, ndërsa mediat lokale bëjnë të ditur se për të marrë shërbimet e Albian Ajetit, Augsburgu shpenzoi 1 milion euro për kartonin e tij. Sulmuesi është vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, ndërsa në të ardhmen mund të ndjekë rrugën e tij për të luajtur me ngjyrat kuqezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button