Kosova

Haradinaj kërkon që qytetarët tërhiqen dhe mos të rrezikojnë askënd

eeeeeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmes një komunikate ka thënë se protesta e sotme e mbajtur në Prishtinë, ishte protesta më e madhe e mbajtur që nga paslufta.

“Dhjetëra mijëra qytetarë nga të gjitha përcaktimet politike, sot i thanë jo qeverisë Mustafa. Mesazhet e kësaj proteste ishin më të qartat dhe më të vendosurat se kjo qeveri nuk mund ta vazhdojë mandatin e saj”, thuhet në komunikatën e AAK-së, duke shtuar se ata falënderojnë qytetarët e Kosovës për angazhimin dhe vendosmërinë që të jenë aktivë, transmeton Koha.net.

Në fund ata thonë se “Alenaca do të vazhdojë të jetë e lidhur ngushtë me qytetarin e vendit, në këto procese të rëndësishme për vendin”.

AAK, njëkohësisht shpreh keqardhjen për incidentet që pasuan protestën e sotme. Prandaj, sipas komunikatës, AAK dhe Kryetari Haradinaj, ftojnë të gjithë ata që eventualisht kanë mbetur të përfshirë në incidente të dhunshme, që të tërhiqen sa më parë dhe të mos e rrezikojnë as sigurinë e vetë e as të policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ta zbehin zërin e fuqishëm qytetarë kundër kësa qeverie.

Incidentët e dhunshme janë të papranueshme, po aq sa është e papranueshme edhe sjellja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj reagimit qytetar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button