Europa

Protesta kundër qeverisë në Poloni

Në Gdansk, në Poznan, në Vratislavë, në Krakov ose në Varshavë – në rreth 20 qytete polake mijëra demonstrues protestuan kundër ligjeve të qeverisë së Jaroslaw Kaczynski-it. Edhe kundër kufizimit të lirisë së medias.

“Vetëm kështu”, thotë një demonstrues, “janë në gjendje ta shprehin pakënaqësinë e tyre kundërshtarë të qeverisë”. “Partia e Kaczynskit”, thotë 63 vjeçari, “ka shumicën absolute në Parlament, prandaj opozita nuk mund të arrijë shumë atje. Qytetarët e zemëruar mund të arrijnë më tepër.”

Tingëllon e qartë, por mbetet e diskutueshme nëse qeveria mund të impresionohet nga aksionet e protestave. Jo të gjithë janë me të vërtetë të bindur. Njëkohësisht, thotë demonstruesja 18 vjeçare Suza, protesta publike është e nevojshme, për t’i treguar herë pas here kartonin e kuq qeverisë.

“Duhet të mbrohesh kundë asaj që po ndodh në vendin tonë. Qeveria thotë se gjithçka është në rregull, por kjo nuk është e vërtetë. Ata thonë se do t’i depolitizojnë mediet publike, por e zënë postin e Drejtorit të Radios me një politikan të qeverisë. Kjo është kontradiktë.”

Frikë për rikthim raportesh totalitare

Njësoj si kjo grua e re mendojnë shumë vetë në vend. Kundërshtarët e qeverisë druhen për kthimin e raporteve si në kohën e komunistëve në Poloni. Pikërisht kjo duhet penguar, dëgjon të thuhet herë pas here. Shteti, lexon në një pankartë, në fund të fundit nuk është pronë e partisë së Jaroslaw Kaczynski-it. A mund të bëjë gjë këtu Bashkimi Evropian? Përgjigjet për këtë pyetje janë spektike.

“Nuk kam shpresa të mëdha për BE”, thotë një burrë. “Besoj se shumicën duhet ta arrijmë me forcat tona. E qartë, BE duhet të tregojë se rruga që ndjekim ne dhe Hungaria nuk është rruga e duhur. Por besoj se BE nuk mund të arrijë shumë dhe as do të dojë të bëjë shumë. Më shumë llogarisim forcat tona.”

Pikërisht për këtë, plotëson një 30 vjeçar, ka shumë rëndësi që në demonstrata të marrin pjesë gjithnjë e më shumë njerëz. Dhe fakti që në shumë qytete po protestohet, e bën të qartë se në Poloni nuk janë të gjithë dakord me kursin e partisë në pushtet “E drejta dhe drejtësia”:

“Sa më dendur të dalim në rrugë dhe të tregojmë rezistencën tonë kundër politikës së qeverisë, aq më shpejt do ta kemi shansin që ajo ta rishikojë atë.”

Zgjedhje të parakohshme thuajse askush nuk beson se do të ketë. Megjithatë, këtë e dëgjon herë pas here, është e domosdoshme që Jaroslaw Kaczynski-it t’i tregohet vendi. Në mënyrë që situata të mos keqësohet edhe më shumë vitet e ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button