Home / Rajoni / Maqedonia / Borxhlinjtë në ‘listën e zezë’ të DAP-it

Borxhlinjtë në ‘listën e zezë’ të DAP-it

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar ‘listën e zezë’ të borxhlinjve. Në të gjenden ndërmarrje publike dhe private, mediume, persona fizik, ndërmarrje komunale, kompani në gjendje falimentimi, njofton Telegrafi.

Borxhi ka arritur në 120000 denarë për persona fizik dhe 300000 denarë për persona juridik. Sipas DAP-it, disa kompanive ka mundësi t’u jenë bllokuar xhirollogaritë, e disave jo. Kjo varet nga shuma e borxhit të detyrimeve financiare ndaj DAP-it dhe nga lloji i detyrimeve. Borxhli më i madh është kompania ‘El Don Kastilo Angel’, e më pas vjen ‘Industrija el Azeta’. Këto firma janë lidhur me emrin e Angel Kastilo, i akuzuar se ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 5.5 milion euro.

Borxhli tjerë të DAP-it janë ndërmarrjet publike ‘Rrugët e Maqedonisë’ dhe ‘Pyjet e Maqedonisë’, ‘Radio – Televizioni i Maqedonisë’, ‘Ndërmarja Komunale’ për Tetovë dhe Gostivar, dhe ‘Hedis’.

Ndryshe, listat e këtilla DAP-it i përgatit dhe publikon të paktën një herë në muaj. Lista është në përputhje me ligjet për procedura tatimore, dhe se publikimi bëhet për qëllime të disciplinës tatimore dhe mbrojtje të buxhetit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: