Home / Kronika / Prokuroria kërkon 15 vite burg për Giorgio Riformaton

Prokuroria kërkon 15 vite burg për Giorgio Riformaton

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për pilotin italian Giorgo Riformato, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë.

Ashtu si në seancat e kaluaraa, edhe gjatë dhënies së pretencës këtë të hënë, Riformato nuk e ka pranuar akuzën duke mohuar të ketë lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria drej Italisë. Piloti italian është gjykuar veçmas nga 6 bashkëpunëtorët e tij, për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë më herët vëndimin për dënimin e tyre me një total prej 47 vitesh burg.

Riformato nuk ka pranuar as gjykimin e shkurtuar duke i qëndruar versionit fillestar se qëllimi i vizitës së tij në vendin tonë ka qenë hapja e një zyre turistike.

Piloti italian u arrestua më 10 maj të 2014-ës teksa aeroplani i tij sportiv ngeci në plazhin e Divjakës ku do të ngarkohej me një sasi prej 460 kg kanabis sativa që do të transportohej përtej Adriatikut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: