Home / Kosova / Gjykata Kushtetuese “vendos” nëse do të ketë zgjedhje ose jo

Gjykata Kushtetuese “vendos” nëse do të ketë zgjedhje ose jo

gjykata-kushtetuese-ldquo-vendos-euml-rdquo-n-euml-se-do-t-euml-ket-euml-zgjedhje-ose-jo_hdAnalistët dhe njohësit e Kushtetutës së Kosovës, parashohin disa skenarë se si do ta sjellë vendimin Gjykata Kushtetuese, përkitazi me ankesën e PDK-së për mënyrën e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Ata parashohin që Gjykata Kushtetuese ta kthejë çështjen në pikën zero duke mos e njohur Isa Mustafën si kryetar të Kuvendit, me konstatimin se është zgjedhur duke shkelur procedurat.

Po ashtu, Kushtetuesja mund të parashohë, eventualisht mund të konkludojë se seanca konstituive nuk ka pasur shkelje të procedurave.

Derisa, të tjerët thonë se Gjykata mund të kontestojë vetëm zgjedhjen e Mustafës si kryetar i Kuvendit, dhe jo kthimi krejt në pikën zero, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu thotë se Gjykata Kushtetuese përgjigjen duhet ta japë meritore, të balancuar, pa bërë ndonjë shkarje, por në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Baraliu thotë se gardiani i Kushtetutës ka tri opsione për t’i dhënë në ankesën e PDK-së.

“Janë disa mundësi dhe opsione të cilat mund t’i ketë, apo përqafoj Gjykata Kushtetuese. Njëra prej tyre është se në qoftë se gjen shkelje të parashoh masat paraprake të përkohshme të cilat janë që Kuvendi të mos ndërmarr asnjë veprim derisa çështja në Kushtetuese të mos merr epilogun përfundimtar. E dyta mund ta kthej çështjen në pikën zero dhe prej fillimit të zhvillohen të gjitha procedurat dhe e treta mund të parashoh ose të konkludoj se nuk ka shkelje procedurash”, tha Baraliu për KosovaPress.

Madje, sipas situatës aktuale politike, as zgjedhjet e parakohshme nuk anashkalohen, pavarësisht se faktori ndërkombëtarë, por edhe vet partitë kanë deklaruar se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, pasi janë ngarkesë edhe për qytetarët, por edhe për buxhetin e vendit.

“Mund të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe në situata të tillat imponohen”, thotë Baraliu.

Ndërsa Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, pret që Gjykata Kushtetuese të sjell një vendim i cili do të jetë i qartë, konkret që do të mundësonte daljen nga ky ngërç politik.

Por sipas tij, së pari Gjykatës do t’i duhet të artikuloj qartë nëse shkeljet e rregullores gjatë seancës janë objekt shqyrtimi apo jo.

“Unë nuk e mendoj që mund të kthehemi në pikën zero, sepse ngjarjet kanë ndodhur, por ajo çka mund të ndodh është se mund të përsëritet procedura e zgjedhjes. Kemi pasur një betim të deputetëve, tanimë kontestohet vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit”, tha Selmanaj.

Sipas tij, nëse Gjykata Kushtetuese nuk jep një vendim që do të qartësoj gjithçka që është krijuar rreth seancës konstituive, atëherë jo që do të ketë ngërç politik, por do të kërkohen edhe zgjedhje të reja nga ndonjë subjekt, derisa ndonjë tjetër do të kundërshtoj, e madje dikush edhe mund t’i bojkotoj zgjedhje fare.

Edhe, njohësi tjetër i Kushtetutës Riza Smaka thotë se ai pret që Kushtetuesja të jap vendimin për përsëritjen e të gjitha procedurave të seancës konstituive.

“Pres që Gjykata të jep opinionin se është e nevojshme për tu përsëritur procedurat edhe për t’iu dhënë oportuniteti koalicionit parazgjedhor, me pastaj eventualisht koalicionit paszgjedhor. Megjithëse koalicioni parazgjedhor sipas të gjitha gjasave nuk ka vota të mjaftueshme, atëherë mbetet që koalicioni paszgjedhor të bëjë tentativën e dytë nëse nuk ndryshojnë rrethanat ka mundësi ta ketë shumicën”, tha Smaka.

Edhe Smaka, thotë se zgjedhje të parakohshme mund të ketë, nëse dështon në raundin e parë dhe të dytë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: