PolitikaPresidenciale

Ambasadorja e re e Kroacisë paraqet Letrat Kredenciale

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pranoi të martën Letrat Kredenciale të Ambasadores së Kroacisë, Sanja Bujas Juraga, rezidente në Tiranë.

Kryediplomatja kroate pason në këtë detyrë ambasadorin Aleksander Stipetić, i cili e përfundoi misionin e tij katërvjeçar në Shqipëri, në fund të vitit të kaluar.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kroacisë janë të shkëlqyera, ndërsa palët punojnë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre.

Si vend anëtar i Bashkimit Europian, Kroacia luan një rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku domethënie të veçantë merr avokatia që ajo i bën vendeve të këtij rajoni në kuadër të BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button