Home / Te ndryshme / Destinacionet më të preferuara të janarit nëpër botë

Destinacionet më të preferuara të janarit nëpër botë

A nuk është kjo një periudhë fantastike për të shkuar me pushime? Jeni shëndoshur dhe të ngrysur. Pranvera ngjan se është një jetë larg. Dhe për më tepër, është akoma në rrezen e planeve tuaja të vitit të ri: shkoni në një udhëtim diku. Ja cilat janë 10 destinacionet më të mira për pushime në janar.

  1. Nikaragua

Vendi i Amerikës Jugore ka në vetvete gjithçka që një vendi i duhet: pyje tropikale dhe plazhe të paprekura, palma të larta, vullkane që kapin retë, si dhe disa kasolle të jashtëzakonshme në pyll. Janari ka bekimin e dyfishtë të të qenët muaji me temperaturat më të mira kudo dhe gjithashtu, shirat më të pakta.

  1. Gjiri i Brazilit

Janar dhe këmbëzbathur në plazh? Mos e humbisni këtë destinacion, pasi gjiri i Brazilit ka një shumëllojshmëri parajsash bregdetare. Keni shumë mundësi zgjedhjesh! Ka aq shumë kilometra plazh të zbrazur, rërë të artë dhe palma apo mundësi sërfi. Njerëz që konsumojnë pije freskuese në festa plazhesh dhe çdo lloj aktivitetesh të tjera. Trancoso në Bahia është vendi më i mirë, pasuar nga Fernando de Noronha, Surfy Itacaré, Canavierias, Barra Grande. Ishujt pa makina si Boipeba dhe Tinhare janë ideale. Ndërsa Sao Luis, Jericoacoara, gjire të mrekullueshme në verilindje.

  1. Burma

Një vend jashtë bote, Burma mirëpret këdo në çdo kohë të vitit. Por janari është muaji më i mirë, pasi ka pak shi, shumë diell dhe një nxehtësi të madhe. Me tempuj dhe faltore në malet mjegullore ku nisin Himalajet, ai është një vend tropikal me ishuj fantastikë.

  1. Gjiri i artë i Australisë

Sidnei, me shumë gjasa, pati festat më të mira të Vitit të Ri në botë. Por gjatë gjithë muajit janar, turistët që i vizitojnë këto destinacione kanë mundësinë të shkojnë në gjiret e mrekullueshme për të shijuar rërën dhe plazhin. Moti është ideal, njerëzit e shumtë të dhjetorit janë larguar dhe pijet, ushqimi, plazhet dhe ishujt privatë, ofrojnë gjithçka që mund të kërkoni. Organizatorët vendas organizojnë evente të mëdha dhe me stil. Fillojeni vitin me një entuziazëm të paharrueshëm, të fituar nga Australia.

  1. Belize

Belizes nuk i mungon ngrohtësia dhe shirat, por ka gjithashtu një grup stuhish tropikale dhe uraganesh. Por mos u kufizoni nga këto. Ky mbetet ende destinacioni perfekt për t’ia mbathur në Karaibe për ata që pëlqejnë natyrën e virgjër dhe të egër, si xhunglat tropikale apo rrënojat e Majave. Plazhet e paharrueshme do ua bëjnë janarin dhe shkurtin, muajt më fantastikë të vitit!

  1. Tajlanda

A e dini se Tajlanda është parajsë në janar? Po, është piku i sezonit, por Krishtlindjet dhe Viti i Ri kanë përfunduar. Bangkoku është po aq i bukur sa edhe ishujt në jugperëndim, gjiri Andaman dhe destinacionet si Koh Phi Phi, Phuket, Koh Lanta. Gjatë anës lindore, ishujt Koh Samui, Phangan dhe Tao janë më të lagësht dhe për t’iu drejtuar atyre, duhet të prisni deri në mars.

  1. Afrika Jugore

Ka një pafundësi arsyesh përse duhet të vizitoni Afrikën Jugore. Ushqim i mrekullueshëm, verë, plazhe dhe hotele që ofrojnë gjithçka që mund t’ju shkojë në mendje. Peizazhi është si gjithmonë fantastik dhe jeta e egër do të ofrojë një aventurë të paçmuar, teksa shihni nga afër jetën e kafshëve. Ju mund të jetoni në kasollet moderne ose në vilat luksoze në janarin që është muaji më i mirë për t’i bërë të gjitha aktivitetet së bashku.

  1. Bryzh, Belgjikë

Për dëborë, birrë dhe patatina, udhëtoni në qytetin e vogël belg, i cili është një nga më të rrallët për ta shijuar dimrin që ju mungon aq shumë në verë. Dëbora, mjedisi përrallor dhe njerëzit mikpritës, do t’ua bëjnë këtë qytet një nga më të preferuarit e janarit. Pavarësisht nëse zgjidhni të qëndroni brenda për të shijuar gatimet apo dëshironi të dilni në natyrë, Bryzh (Bruges) ka një pafundësi gjërash për të ofruar.

  1. Gjiri i Meksikës

Lëreni pas dimrin duke udhëtuar në gjirin e Meksikës. Do të gjeni diell, ngjyra, ekzotizëm, ngrohtësi dhe ushqimet më pikante. Festat në plazhe, joga nën pemë dhe gjithçka tjetër që ju mungon në vendin tuaj. Mos harroni të vizitoni ishujt e vegjël si Tulum dhe Isla Holbox. Qëndroni në resortet pranë rivierës Maja dhe do të mund të përjetoni klimën më të mrekullueshme për këtë rasat.

  1. Senegali

Tropikal dhe i nxehtë gjatë gjithë vitit, por i çuditshëm në janar, Senegali në këtë periudhë nuk ka shi apo lagështi, por vetëm nxehtësi dhe tetë orë diell në ditë. Një dimër i pazakontë për vendet e tjera, por mos e humbisni rastin të shijoni skena me plazhe të arta, muzikë fantastike dhe jetën e egër të mjedisit përreth. Këto janë pushime që do t’ju ndryshojnë jetën.

Burimi: CN Traveller

Leave a Reply

Your email address will not be published.