Home / Rajoni / Maqedonia / Dorëheqja e Gruevskit e (pa)sigurtë

Dorëheqja e Gruevskit e (pa)sigurtë

Sipas të gjitha gjasave Nikolla Gruevski mund të mos japë dorëheqje më 15 janar, nëse nuk ka zgjedhje më 24 prill, siç është parashikuar me marrëveshjen e Përzhinos.

Gruevski do të tërhiqet 100 ditë para zgjedhjeve kurdo që të mbahen ato. Nëse partitë opozitare do të kërkojnë shtyrje të zgjedhjeve, atëherë ata nuk do t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në rezidencën e BE-së. Kjo mund të jetë arsyeja e mostërheqjes së Gruevskit më 15 janar.

Ndërkaq, të gjitha dilemat nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme më 24 prill dhe nëse do të dorëhiqet Nikolla Gruevski, do të sqarohen me ardhjen në Shkup të eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn.

Leave a Reply

%d bloggers like this: