Maqedonia

Kapen personat nga Gostivari të dyshuar për kontrabandë me refugjat

Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së martë në rrugën rajonale Ovçe Pole- Sveti Nilkollë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së një kontrolli rutinor ndaj automjetit të drejtuar nga shtetasi me iniciale B.S nga Gostivari, kanë hasur në katër shtetas të Marokut të cilët kanë hyrë ilegalisht në teritorin e Maqdonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia njofton se ka tentuar të ndalojë edhe një veturë tjetër e cila ka qenë duke lëvizur menjëherë pas veturës së ndaluar, por se e njëjta nuk i është nënshtruar urdhërave të policisë.

Më vonë automjeti është gjetur i braktisur ndërsa pas masave të ndërmarra policia ka konstatuar se të dy veturat janë pronë e personit me iniciale B.S., nga Gostivari por se vetura e dyrtë është drejtuar nga personi me iniciale J.R., poashtu nga Gostivari.

Sipas policisë dy të dyshuarit për një shumë prej 20 eurosh për person është dashtur të transportojnë shtetasit e huaj deri në Kumanovë, qytet në veri të vendit dhe afër kufirit me Serbinë.

Policia ka arestuar shtetasit e huaj dhe personin B.S ndërsa është në kërkim të atij me iniciale J.R.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button