Maqedonia

Kontestohet Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi (RMB) në të cilën bëjnë pjesë një numër organizatash, ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së re të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi (KMD), që u votua më 11 janar, 2016, njofton Telegrafi.

RMD thekson se numri më i madh i anëtarëve të KMD-së nuk kanë përvojë të mëhershme në sferën e punës me grupe të dëmtuara, duke thënë se edhe vet përbërja e këtij Komisioni nuk është në përputhje me frymën e respektimit të dallimeve, posaçërisht për faktin se ka në përbërje vetëm një femër dhe nuk janë përfshirë anëtarë të bashkësive etnike më të vogla.

Çështje tjetër kyçe e reagimit të RMD është edhe fakti se numri më i madh i anëtarëve të Komisionit janë të lidhur me koalicionin qeverisës, duke potencuar Aleksandar Spasenovskin dhe Irfan Dearin, si deputetë të mëhershëm të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Gjithashtu, RMD ka përmendur edhe Toni Naumovskin dhe Aleksandar Deshtakovskin si përkrahës të hapur të politikave qeveritare, veçanërisht ndaj politikave të trajtimit jo të barabartë të pakicave etnike.

RMD kërkon që ky trup të jetë i pavarur si që e garanton Kushtetuta, të ketë autonomi nga qeveria, pluralizëm, mandat të gjërë në përparimin dhe mbrojtjen e standardeve univerzale të të drejtave të njeriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button