Home / Arte / Teater / Teatri Kombëtar prezantohet në Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni”

Teatri Kombëtar prezantohet në Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni”

Logo-teatri-490x350Në “Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni” i cili po zhvillohet këto ditë (nga datat 19 deri më 26 korrik) në të cilin marrin pjesë 8 teatro nga e gjithë bota si ai Rus, Meksikan, Turk etj, sot në mbrëmje në orën 20:30 është rradha e “Teatri Kombetar” i cili do të marrë pjesë(prezantohet) në këtë festival me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” nga autori William Shekespeare,e cila do të ngjitet në skenën e “Bitola International Shakespeare Festival” në regjinë e shekspirologut amerikan John Blondell.

Vetë Blondell është shprehur se Festivali i Shekspirit në Manastir, është frymëzuar nga Festivali i Londrës “Globe to Globe”, i cili ndjek shëmbullin e festivaleve të njëjta në “Gdansk Poloni” dhe “Craiova” Rumani.

Regjisori amerikan ka ngjitur në skenë për këtë pjesë aktorë si Ervin Bejlerin, Klea Konomi, Erjona Kakeli, Neritan Liçaj, Indrit Çobanin, Elia Zaharia etj.

Edhe pse “Bitola International Shakespeare Festival” nuk është një festival me çmime, trupat që ngjiten në skenën e tijë janë ndër trupat më të njohurat në rajon e më gjërë.

Pjesa e famshme e Shekspirit e cila trajton temën universale të dashurisë dhe pështjellimet e saj si epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën, sjellet në një koncept ndryshe nga tradicionalja.

E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të tij (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale. Shumica e kritikëve janë të mendimit se edhe në qoftë se Shekspiri i ri nuk ishte në formën më të mirë të tij në këtë komedi, ai sigurisht është zbavitur gjatë kohës kur e ka shkruar atë.

“Ëndrra e një nate vere” shpreh në mënyrë jashtëzakonisht lirike disa prej temave më të shkëlqyera shekspiriane, ku më të dukshmet janë ato të dashurisë. të ëndrrave dhe të imagjinatës krijuese. Në fakt, studimi i detajuar i tekstit nga kritikët e shekullit të njëzetë çoi në një ndryshim domethënës për statusin e veprës, i tillë që kapërcen pakuptimshmërinë e historisë së saj dhe përqendrohet te cilësitë e rralla lirike.

Sinposi:

Ëndrra e Një Nate Vere trajton temën universale te dashurisë dhe pështjellimet e saj: epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lizandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Demetrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lizandri arratisen në pyll. Demetri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit. “Kursi i dashurisë asnjëherë nuk ka qenë i qetë” thotë Lizandri. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave. Magjia, aksioni, dashuria dhe humori janë mjetet e kësaj formule magjike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: