Politika

Rama-Meta, takim tek “Vila 30”, në takim edhe Ministri i Drejtësisë, Manjani

aaaE mërkura ka qenë një ditë dinamike me takime dhe biseda mes aktorëve kyç të politikës në vend dhe diplomatëve që kanë një rol shumë të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Pas një dite të gjatë me negociata, por edhe deklarata publike, kryeministri Edi Rama u takua në mjediset e “Vilës 30” me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta. Në takim u mësua se ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ata nuk bënë asnjë deklaratë për mediat, ndërkohë që para këtij takimi me Metën, Rama bisedoi per 90 minuta ne seline e qeverise me ambasadorin amerikan ketu ne Tirane, Donald Lu dhe ambasadaoren e Bashkimit Europian, Romana Vllahudin.    Diskutimi është përqëndruar në reformën në drejtësi dhe rrugëzgjidhjet pas ngërçit të krijuar pas miratimit të draftit nga ekspertët e nivelit të lartë pa praninë e opozitës.

Përpjekjeve të diplomatëve Lu dhe Vllahutin në Tiranë për të arritur konsensus mes palëve për reformën që është vlerësuar kyçe për vendin dhe të ardhmen europiane, do t’i bashkohet në fillim të javës së ardhshme edhe Angelina Ishhorst, drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian. Ishhorst në një postim në “Twitter” thotë se kjo vizitë “do t’i shërbejë qëndrueshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe zbatimit të 5 prioriteteve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button