Ekonomia

Destinacionet turistike për në Shqipëri

Sarandë

Butrint –Syri i Kaltër- Gjirokastër

-Saranda dhe zona përreth saj përbëjnë një prej resurseve më të rëndësishme turistike të Shqipërisë. Qyteti antik i Butrintit gjendet vetëm 18 km. nga Saranda. Kjo është pika më e rëndësishme arkeologjike e Shqipërisë, e cila që prej vitit 1992 ndodhet në listën e UNESCO-s. Objekte të tjera tërheqëse janë pikat e trashëgimisë kulturore e historike, si pika arkeologjike e Foinikes (në Finiq), kalaja e Lëkursit pran qytetit të Sarandës, rrënojat e Manastirit të “40 Shenjtorëve”, kisha e Mesopotamit, si dhe pika natyrore e burimeve të Syrit të Kaltër. Nga Saranda ju mund të ndërmerrni një tur drejt qytetit me arkitekturë tipike Otomane të Gjirokastrës, e cila gjendet gjithashtu në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që prej vitit 2006.Saranda_Kolonnes_-_Mühle

Në Gjirokastër gjendet kalaja më e madhe e Shqipërisë. Aty mund të vizitoni Muzeun e Armëve, i cili gjendet Brenda në kala, Muzeun Etnografik, i cili gjendet në shtëpinë ku ka lindur ish diktatori komunist Enver Hoxha si dhe muzeun e ri në shtëpinë e shkrimtarit të njohur në Europë, Ismail Kadare.

_VloreeeVlorë

Nartë – Rradhimë – Orikum – Amantia –Karaburun-Sazan- Apolloni

Vlora është porti i dytë i vendit si dhe një prej rajoneve më të rëndësishme turistike të tij. Prej saj ju mund të ndërmerrni udhëtime të cilat do t’ju zbulojnë objekte interesante. Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet qyteti i vogël i Orikumit, pranë të cilit ndodhet një port jahtesh, ku mund të parkohen deri në 650 të tillë. Orikumi përbën një park arkeologjik dhe është një prej qyteteve më të rëndësishëm të botës antike. Aty mund të vizitoni teatrin e vjetër të Orikumit me kapacitet prej 500 vendesh si dhe kishën e Marmiroit. Përgjatë rrugës nga Vlora në Orikum do të kaloni plazhet e vogla me ujra mjaft të pastër të Jonufrit dhe Rradhimës. Një vend mjaft interesant është edhe Parku Arkeologjik i Amantias (pranë fshatit Plloçë) dhe stadiumi me të njëjtin emër. Në veri të qytetit të Vlorës ndodhet laguna e Nartës, e cila është laguna e dytë për nga madhësia në Shqipëri. Ky është një vend mjaft i rëndësishëm për folezimin e shpendëve ujorë si dhe një vend mjaft i njohur në Shqipëri për prodhimin e verës artizanale të Nartës. Pranë lagunës, në Zvërnec, gjendet Manastiri i Shën Marisë.

Vlore

Një perlë e vërtet për tu vizituar në gjirin e Vlorës janë plazhet në gadishullin e karaburunit (gjuha e zezë) dhe ishulli i Sazanit.Që të dyja kanë qenë baza të rëndësishme ushtarake dhe sot janë kthyer në plazhe mjaftë  tërheqës dhe vende për amatorët e sporteve të ujit dhe aventurierët spelolog.Në këto vende mund të shkohet me anë të detit nëpërmjet skafeve Taxi nga qyteti I Vlorës.

Llogara_National_ParkLlogara

 Palasë – Dhërmi – Vuno – Himarë – Qeparo – Borsh – Lukovë

Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 ha dhe shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit. Parku i Llogarasë është një pikë klimaterike ku ofrohet akomodim dhe shërbim restorantesh. Veçantinë e këtij parku natyror e shton kombinimi i klimës malore me atë detare. Ai është një pikë ideale edhe për ushtrimin e sporteve ajrore. Pas zbritjes së Qafës së Llogarasë, do të ndeshni plazhet e para të Rivierës Shqiptare, të cilat shquhen për cilësinë shumë të lartë të ujërave detare. Ato fillojnë me Dhraleon e Palasës dhe më pas plazhet e Dhërmiut, (Jaliksari,Dhermi_Beach_by_vini007

Shkambo, Gjipea). Plazhi i Gjipesë shquhet për bukuri të rrallë, pasi shtrihet rrëzë një kanioni afro 70 metra të lartë. Pranë Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e “Piratëve”. Ndërsa në fshat mund të vizitoni kishat e Shën Mitrit dhe Shën Stefanit.E gjithë vija bregdetare nga Llogaraja deri në Lukovë,ka plazhe mjaftë interesantë dhe një shërbim cilësor hotelerije dhe kulinarije.

shkodraShkodër

 Shirokë – Velipojë – Franc Josef – Lezhë – Shëngjin – Kune Vain

Ky tur ju njeh me zonën veriperëndimore të Shqipërisë, ku qyteti kryesor është Shkodra, i njohur si “kryeqëndra e veriut”. Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Një nga pikat kryesore të qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Këtu mund të vizitoni Muzeun Historik, Fototekën Marubi si dhe lagjet me arkitekturë veneciane të Gjuhadolit dhe Serreqit. Pranë qytetit shtrihet liqeni i Shkodrës, (liqeni më i madh i gadishullit ballkanik), me pikat e Shirokës dhe Zogajt. Shkodra mund të shërbejë si bazë për të vizituar objekte të tilla natyrore si ishullin e Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës si dhe plazhin ranor të Velipojës. Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet qyteti i shkodra-lakeLezhës. Objektet kryesore për t’u vizituar në qytetin e Lezhës janë: Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut, i cili në vitin 1468 u varros në katedralen e Shën Kollit.Mbi qytet ndodhet kalaja. Bregdeti i Lezhës ofron për ju plazhin ranor të Shëngjinit si dhe ekosistemin e rëndësishëm natyror të lagunave të Kune-Vainit në grykëderdhjen e Drinit. Një ekosistem tjetër interesant është edhe laguna e Patokut dhe grykëderdhja e Matit

valbona_riverValbonë

 Shoshan – Dragobi – Selimaj – Rragam

Lugina e Valbonës shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare. Ajo është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë, e shpallur park kombëtar dhe zë një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh. Valbona gjendet 25 km larg nga qyteti i Bajram Currit me një rrugë që të mundëson një udhëtim komod dhe është qëndra kryesore e banuar e luginës. Duke eksploruar këtë luginë do të shikoni kanionin e Shoshanit si dhe fshtrat alpinë të Dragobisë, Selimajt dhe Rragamit.Këtu do të prezantoheni dhe me Alpet Shqiptare nën këmbët e të cilëve ze fill dhe burimi I lumit.Legjenda e këtyre maleve është nga më të bukurat,më mistiket dhe më të vjetrat në Ballkan.Legjenda e Mujit dhe Halilit është më

 valbonnna

e përhapura dhe gurët e Judbinës që gjenden në fshatin Marinë dhe Gradicë.Në qoftë se do të kaloni një natë në këto anë, akomodimi do të bëhet në shtëpitë e banorëve apo”bujtinat” e ngritura posaçërishtë për vizitorë, struktura të tipit alpin,dhe gatimi tradicional i zonës ku dominon mishi I pjekur. Kjo zonë të ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, peshkim sportiv në lumin e Valbonës etj.

RazemRazëm

Bogë – Theth – Vermosh

Ky tur, ju jep mundësinë të shijoni një pjesë të papërsëritshme të Alpeve Shqiptare, duke depërtuar deri në zemër të tyre, në Gropën e Thethit. Nga fshati Dedaj, rruga kthen për në Razëm (pikë klimaterike) ose vazhdon drejt pikës tjetër të Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”. Pas Bogës, kalohet Qafa e Tërthores dhe mbërrin në pikën turistike të kësaj zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Një veçori e kësaj zone janë shpellat e shumta karstike, ujëvara e Grunasit në Theth si dhe mund të ushtroni aktivitete të shumta në natyrë. Vermoshi gjendet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, dhe ofron gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh alpinistike.

POgradeciPogradec

Lin – Drilon-Tushemisht

Rruga për në qytetin piktoresk të Pogradecit kalon pranë bregut të liqenit të Ohrit, i cili me origjinën e tij tektonike dhe që arrin thellësinë deri në 285 metra, është më i thelli në Ballkan. Liqeni me moshë 2-4 milion vjeçar, i cili për vlerat e tij unikale është shpallur pasuri e UNESCO-s, ruan në gjirin e tij 17 lloje peshqish,shpend të shumtë dhe gjitar ujor. Prej Pogradecit mund te vizitoni fshatin  Lin në veri të Liqenit, i cili shquhet për bazilikën e tij me mozaikë që gjendet në kodër të fshatit. Në krahun jugor rreth 6 km larg Pogradecit  gjenden burimet e ujërave të Drilonit, të cilat ofrojnë një mjedis shplodhës dhe restorante të shumtë ku gatuhet Korani,Belushku si dhe një lloj trofte që jeton pothuajse vetëm në liqenin e

 pogradeci-lake-pogradec-albania

Ohrit.Pak kilometra më në Jug të Drilonit,është Tushemishti,një fshat turistik  me një histori të bukur artistike.Aty janë xhiruar disa filma me aktor të shquar të kinematografisë Shqipëtare.

permmmetLugina e Vjosës

 Këlcyrë – Përmet-Leskovik

Përmeti, qyteti i luleve, trëndafilave, këngëve të bukura folklorike, pastërtisë dhe qetësisë, (i njohur në antikitet me emrin “Tryfilia”, i banuar nga fise Ilire), njihet si qendër administrative që në shek. XV-të. Ky tur ju njeh me bukuritë e luginës së lumit Vjosa, ku bie në sy gryka e ngushtë e Këlcyrës,banjat kurative të Bënjës mbi lumin lengaricë,plazhet e vegjël lumorë si dhe keni mundësi të zhvilloni sportet e ujit si Rafting,kajake,etj.

beratiBerat

Mali i Tomorrit – Shpella e Pirrogoshit – Kanionet e Osumit-Çorovodë

Qyteti i Beratit 2400 vjeçar i quajtur  qyteti i njëmbinjë dritareve, me kulturë të lashtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, është një pikënisje e mirë për të eksploruar luginën e Lumit Osum,Çorovodën,malin e Tomorrit, (i quajtur “Olimpi Shqiptar”) i cili mbart mbi vete një nga legjendat më intriguese të mitologjisë,atë të kultit të Dodonës “dimërkeqe”.Këtu ka qenë vendbanimi i fisit Pellazgo-Ilir të lapathëve(lebërve) dhe pikërisht kësaj Dodone i lutet Akili në luftën e Trojës që ta ndihmoj “O Zot, mbret Dodonas pelazgjik që banon në ato vende të largëta e sundon mbi Dodonën dimërkeqe, për rreth teje banojnë Selijtë, Dragomanët (fat-thënës) këmbëzbathur e gjumëpërdheas….” Ky mal, i cili përbën një park Kombëtar, është njeri prej maleve më të lartë në Shqipëri, (2.416 metra mbi nivelin e detit) dhe shquhet për burimet ujore të shumta me emra mitik si dhe për shpellat karstike.Në këtë luginë ndodhet dhe qyteti i Çorovodës me një histori të lashtë dhe me shumë vepra monumente të natyrës.Nëtomorri

rrjedhën e lumit Osumë janë formuar shumë kanione që amatorët e sportit ”Rafting” i shfrytëzojnë në periudha të ndryshme të vitit.

Aty ndodhet edhe tyrbja e Abaz Aliut, i cili është një vend i shenjtë i sektit bektashjan. Në 20 Gusht aty organizohet njëri prej pelegrinazheve më të mëdhenj në Shqipëri.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Tiranë

 Krujë – Durrës – Elbasan

Tirana,Kryeqyteti i Shqipërisë, si gjithë metropolet e tjera evropiane, ka energji dhe lëvizje të pashtershme. Me baret, pubet, restorantet, tavernat. Tirana është e bukur për t’u zbuluar dhe shijuar, si ditën ashtu edhe natën. Këtu gjenden muze nga më të rëndësishmit në rang kombëtar si Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative,salla teatrosh,sheshe e parqe. Ajo ka një histori interesante zhvillimi dhe rreth saj ka shumë kështjella mesjetare si ajo e qytetit që gjendet në qendër të Tiranës,e Petrelës,e Prezës.Në Lindje të Tiranës ndodhet parku natyror i Dajtit,ku vizitori do të ndesh natyrën e pastër dhe të qetë që mund ta shfrytëzoj për shëtitje dhe aktivitete sportive.

Qyteti historik i Krujës ndodhet 32 km larg Tiranës. Objekti kryesor turistik është kalaja e Krujës ku gjendet muzeu i heroit Kombëtar Skenderbeut së bashku me Muzeun Etnografik.Pazari i Krujës është një aktivitet ku mund të gjeni punime artizanale me motive Kombëtare si dhe antika të ndryshme.kruuuuja

Durrësi, porti më i madh i vendit ndodhet 34 km larg Tiranës. Është qyteti më i vjetër i Shqipërisë, me histori 3,000 vjeçare. Krahas plazheve të tij ju mund të vizitoni Amfiteatrin, (i dyti në gjithë Ballkanin për nga madhësia) si dhe Muzeun Arkeologjik. Hyrja në qytetin e Durrësit mund të bëhet nga porti detar i tij,Aeroporti “Nënë Tereza” si dhe nga autostrada Tiranë-Durrës.

Qyteti i Elbasanit gjendet në juglindje të Tiranës. i njohur në antikitet me emrin Skampa, ai ka qënë një stacion i rëndësishëm i rrugës antike “Egnatia”. Objektet kryesore të qytetit janë muret e kalasë,kisha e Shën Marisë brenda këtyre mureve, Muzeu Etnografik, hamami, xhamia e Nazireshës,Bysheku,Gjinari etj.

Destinacionet turistike në Shqipëri janë të shumta dhe në ç’do pikë hyrëse në të, nga deti apo nga toka dhe ajri,në kontaktin e parë do të gjeni fletëpalosje që ju njohin me këto destinacione dhe me pika të tjera të rëndësishme që mund ti vizitoni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button