Home / Europa / Komorowski i kërkon NATO-s një riforcim të mbrojtjes kolektive në Evropën Lindore

Komorowski i kërkon NATO-s një riforcim të mbrojtjes kolektive në Evropën Lindore

Bronislaw-Komorowski3Presidenti polak, Bronislaw Komorowski u shpreh sot për një riforcim të mbrojtjes kolektive nga NATO në kufijtë lindore të Aleancës, në kuadër të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“NATO duhet të rikthehet në principin e garancisë efektive për mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Duhet të riforcojmë kufirin lindor të Aleancës”, deklaroi Komorowski në praninë e homologëve të tetë vendeve të Evropës qendrore dhe lindore të mbledhur në Varshavë për bisedime para samitit të NATO-s që do të zhvillohet në muajin shtator dhe mbi situatën në Ukrainë.
“Prania e forcave ushtarake të NATO-s në rajonin tonë, një prani e vazhdueshme, e dukshme dhe adekuate ee stuatës do të jetë një element i këtij procesi gjithashtu dhe zhvillimi i inrastrukturave ushtarake të NATO-s në këtë rajon”, theksoi ai.
“Presidenti amerikan, Barack Obama ka shrehur vullnetin e tij për të mbështetur propozimet tona për riforcimin e mbrojtjes nga NATO në lindje të Evropës”, theksoi presidenti polak, Komorowski, i icli kishte zhvilluar sot një bisedë tlefonike me homologun amerikan.
Vendet baltike dhe Polonia, të shqetësuara për sigurinë e tyre që prej shpërthimit të krizës në Krime, vijoi me një aneksim nga Rusia, i kanë kërkuar vendeve të Aleancës të riforcojnë mekanizmat e tyre në rajon.
Gjatë vizitës së fundit në Varshavë në muajin qershor, Obama kishte njoftuar një plan sigurie prej një miliardë dollarësh, për të siguruar Evropën dhe që parashikon vendosjen e forcave të rja amerikane, tokësore, ajrore dhe detare në Evropën lindore./

Leave a Reply

%d bloggers like this: