Home / Ekonomia / Privatizimet, inventarizim pronave shtetërore

Privatizimet, inventarizim pronave shtetërore

MZHETS-485x350Qeveria planifikon një proces intensiv privatizimesh për vitin 2014. Gjatë gjysmës së dytë të vitit pritet të privatizohen një numër i madh objektesh, por edhe ndërmarrje, në të cilat shteti shqiptar zotëron aksionet e plota ose një përqindje të tyre. Sipas burimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, bashkë me ministritë e tjera ka nisur një inventarizim i plotë i këtyre objekteve, ku për 19 prej tyre janë thuajse gati dosjet për privatizim.
Ndërsa në lidhje me privatizimet strategjike duket se do të jetë qeveria që do të vendosë për mënyrën dhe formulën e privatizimit.
Kompanitë në të cilat shteti shqiptar zotëron aksione të plota ose të pjesshme dhe që mund të cilësohen edhe si privatizime strategjike janë kompanitë e naftës “Albpetrol” e “Armo” dhe kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ. Procesi i privatizimit mbetet prioritet, sidomos në sektorë strategjikë që synojnë tërheqjen e kapitalit të huaj dhe vendas që do të ketë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik.
Procesi i privatizimit të pasurive shtetërore është paralajmëruar edhe në programin ekonomik e fiskal të Shqipërisë për periudhën 2014-2016, ndërkohë që për këtë vit të ardhurat e parashikuara në buxhetin e shtetit nga privatizimet janë 400 milion lekë. Ndërkaq, gjatë dy viteve të ardhshme qeveria planifikon të privatizojë thuajse çdo kompani të rëndësishme publike ende në pronësi të shtetit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: