Home / Arte / Film / Woody Allen: Gjithmonë jam i zhgënjyer nga filmat e mi

Woody Allen: Gjithmonë jam i zhgënjyer nga filmat e mi

woodyallenWoody Allen në një intervistë rreth 35 minuta për “MTV News” ka pranuar se i urren të gjithë filmat që bën, por prej tyre pëlqen vetëm disa skena të veçanta.  Gjatë intervistës nuk u diskutua çështja e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij, Daylan Farrow.

Vajza e regjisorit të famshëm Woody Allen, Dylan Farrow  në një letër të hapur që u botua në “The New York Times” në muajin shkurt e akuzonte atë për abuzim seksual në moshën 7 vjeçare një pretendim që është mohuar me forcë nga Allen.

Gjatë intervistës ai tha se filmat e tij asnjëherë nuk dalin aq mirë sikurse ai i ka imagjinuar.  Ai tha, “ jam shumë i zhgënjyer ka gjithmonë një diferencë të madhe  mes asaj që ke menduar të bësh në setin e xhirimit dhe asaj që përfundon të bësh”.

Ai tha se 2 skenat e preferuara të tij janë tek filmi “Blue Jasmine” ku (Cate  Balnchett  shpërthen duke e humbur “hijeshinë” e saj) dhe skena tjetër ku (Jonathan Rhys  Meyers flirton me Scarlett Johansson në tavolinën e ping-pongut) .  Gjatë  intervistës  regjisori Hollywoodian sqaroi pse në filmat e tij kanë munguar disa nga yjet e kinematografisë botërore.

“Kur kam patur skenare për femrat kam punuar me aktore të mrekullueshme. Burrat janë të mirë, por janë gjithmonë të zënë. Unë kam ftuar De Niron kam folur në telefon me Dustin Hoffman dhe Jack Nicholson për t’i ofruar rolet e mia. Nicholson kur i telefonova ishte duke realizuar një tjetër film Hannah and Her Sister”, thotë Allen.

“Tashmë po punoj më Joaquin Phoenix, i cili është një aktor i madh dhe Sean Penn. Nuk kam patur mundësinë që të punoj  me disa nga aktorët më të mirë si Pacino, De Niro, Nicholson. Do të dëshiroja të punoja me Kevin Spacey dhe nëse do të kisha diçka për të do ta ftoja brenda minutit”,  përfundon Woody Allen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.