ParlamentarePolitika

Të hënën nis sesioni parlamentar, rikthehet debati për dekoratat

Seanca e parë e sesionit të VI-të parlamentar është thirrur nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta të hënën, më 18 janar, në orën 17.00.

Një çështje e cila pritet sërish të ngjallë debat, si në seancën e fundittë vitit të kaluar, është ajo e medaljeve dhe dekoratave. Qeveria ka depozituar amendamente ku do të përcaktohet qartë se kush do të dekorohet e kush jo.

Ndërsa opozita ka depozituar një rezolutë, ku veç kthimit mbrapsht të medaljeve të dhëna se fundi nga qeveria, kërkohet edhe heqja e trajtimit financiar të tyre.

Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, rendi i ditës do të nisë më njoftimin e akteve normative të depozituara, e më pas miratimin e programit të punës deri më 28 shkurt.

Pikë tjetër është miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button