Maqedonia

Dështojnë bisedimet për datën e zgjedhjeve legjislative të parakohshme

Partitë kryesore politike maqedonase nuk arritën dje të bien dakord për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme që parashikojnë nxjerrjen e vendit nga një krizë e gjatë politike, pas 12 orësh bisedimesh nën drejtimin e komisionerit evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Lideri i partisë kryesore të opozitës maqedonase, (SDSM, e majtë) Zoran Zaev u shpreh kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 24 prill ashtu si ishte parashikuar më parë në një marrëveshje të arritur në muajin korrik nga katër partitë kryesore nën drejtimin e Hahn.

“Pa një hartim si duhet të listave zgjedhore dhe një përmirësimi të medias, data e zgjedhjeve nuk është e pranueshme. Nëse ato do të zhvillohen më 24 prill ne nuk do të marrim pjesë dhe do të vazhdojmë luftën tonë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike”, deklaroi Zaev në përfundim të bisedimeve.

“Sot ne nuk kemi mundur të arrijmë në një marrëveshje (…), pres padyshim që të gjitha partitë të mbeten të vendosura për zbatimin e marrëveshjes së korrikut”, shtoi Hahn duke kujtuar se Maqedonia është përballur me një situatë strategjike të vështirë.

“Ne po përballemi me një krizë serioze të imigracionit”, theksoi ai duke iu referuar dhjetëra mijëra imigrantëve të larguar nga konfliktet në Lindjen e Mesme që kalojnë tranzit nga Maqedonia.

Marrëveshja e korrikut parashikonte në mënyrë të veçantë dorëheqjen e kryeministrit konservator, Nikola Gruevski, gjë që ky i fundit e bëri dje para fillimit të bisedimeve dhe vendosjes të një qeverie teknike e ngarkuar me organizimin e zgjehdjeve të parakohshsme dy vjet para përfundimit katër vjeçar.

Gruevski ngarkoi me përgjegjësi për dështimin e bisedimeve liderin e opozitës, Zaev, i cili gjatë 12 orëve kishte kërkuar vetëm shtyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve.

“Tre nga katër partitë ranë dakord për datën e zgjehdhjeve, vetëm një prej tyre kërkoi shtyrjen e tyre (…) Zoran Zaev”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button