Te ndryshme

Gjithçka që duhet të dini për filmat dhe ceremoninë

Votuesit e çmimeve Oskar i kanë treguar si favoritë filmat “The Revenant” dhe “Mad Max: Fury Road”, por ata ishin më pak të sjellshëm me filma të tjerë, ndërsa kategoritë u dominuan edhe një herë nga njerëzit e bardhë. Gjashtë filma iu bashkuan dy të mësipërmve për çmimin kryesor të Hollivudit. Ata janë “Bridge of Spies”, “Spotlight”, “The Big Short”, “The Martian”, “Brooklyn” dhe “Room”.

Filmi me temë të njerëzve me ngjyrë “Straight Outta Compton” u la jashtë çmimeve kryesore duke e shtuar natyrën mono-racore të përzgjedhjeve të Akademisë.

“The Revenant”, një rrëfim hakmarrjeje me regji të Alejandro G. Inarritu mori 12 nominime në total, më shumë se çdo film. Leonardo Di Caprio u kandidua për rolin e tij si protagonist ndërsa Tom Hardy u vlerësua për rolin e tij mbështetës. Kandidime të tjera erdhën në kategori më teknologjike si kinematografia dhe miksimi i zërit.

Me 10 nominime, “Fury Road” me regji të George Miller ishte filmi i dytë që doli më së shumti në pah, por shumica e mbështetjes për të ishte e karakterit teknik si montazhi i filmit, dizenjimet e kostumeve dhe tualeti e stilimi i flokëve.

I treti erdhi filmi “The Martian” me shtatë nominime, megjithëse regjisori i tij, Ridley Scott, u prit ftohtë. Nga ana tjetër “Spotlight” fitoi vëmendje në gjashtë kategori, përfshirë nominime për regjisorin Tom McCarthy dhe dy për aktorët joprotagonistë, Mark Ruffalo dhe Rachel McAdams.

Romanca mes dy grave nën titullin “Carol”, veçanërisht e vlerësuar si filmi më i mirë dhe mori edhe gjashtë nominime të tjera, ashtu si “Bridge of Spies” mori nominim për filmi më i mirë me regji të Steven Spielberg. Ky i fundit, megjithatë, nuk mori nominim për regji. Përveç McCarthy, Inarritu dhe Miller, duke lënë jashtë gare Adam McKay dhe Lenny Abrahamson.

Në pjesën më të madhe votuesit e Oskar refuzuan të favorizojnë filmat popullorë si “Furious 7”, “Jurassic World” dhe “Avengers: Age of Ultron”. Të njëjtin fat pati edhe “Star Wars: The Force Awakens”.

Në kategoritë e aktorëve ka fytyra të njohura. Siç pritej Cate Blanchett u nominua për herë të gjashtë si aktorja më e mirë protagoniste në rolin në filmin “Carol”. Jennifer Lawrence, tani një e nominuar për herë të katërt, këtë herë me filmin “Joy”, iu bashkua Blanchett në këtë kategori. Gjithashtu të përzgjedhura ishin edhe Brie Larson nga “Room”, Charlotte Rampling nga drama indiane “45 Years” dhe Saoirse Ronan nga “Brooklyn”.

Di Caprio, që ka marrë nominimin e pestë në aktrim, do të konkurrojë kundër aktorit Eddie Redmayne nga filmi “The Danish Girl”. Votuesit gjithashtu mbështetën Matt Damon nga “The Martian”, Bryan Cranston nga “Trumbo” dhe Michael Fassbender nga “Steve Jobs”.

Filmat “Concussion” me Will Smith, “Beasts of No Nation” me Idris Elba dhe “Black Mass” me Johnny Depp. Filmi i Ryan Coogler “Creed” u la jashtë përveç një nominimi për aktorin më të mirë jo protagonist, Sylvester Stallone.

Kategoria e dokumentarit la jashtë dy filma të mirënjohur si “Going Clear” i Alex Gibney rreth Shkencologjisë dhe “The Hunting Ground” nga Kirby Dick rreth përdhunimeve në kolegje. Në vend të kësaj nominimet shkuan për “Amy” rreth ngritjes dhe rënies së Amy Winehouse, “Cartel Land” xhiruar në Meksikë, “The Look of Silence” rreth gjenocidit indonezian dhe filmat e Netflix si “What Happened, Miss Simone?” dhe “Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom”.

Akademia, e kritikuar ashpër për dështimin në nominimin e aktorëve apo regjisorëve me ngjyrë vitin e shkuar, gjithashtu nuk ia doli të marrë në konsideratë thirrjen e bërë nga presidentja e saj, Cheryl Boone Isaacs, për rritje të diversitetit. Në nëntor, gjatë ndarjes së disa çmimeve, Isaacs lajmëroi planin për rritjen e diversitetit në industrinë e filmave.

Zyrtarët e Akademisë që refuzuan të komentojnë mbi mungesën e diversitetit i janë kundërpërgjigjur akuzave për racizëm, duke ftuar Chris Rock të kthehet si moderator i ceremonisë së këtij viti që do të mbahet më 28 shkurt. Rock ishte moderator në vitin 2005.

Në kategorinë e filmave vizatimorë, filmi “Anomalisa” paksa i veçantë krahasuar me të tjerët në garë si “Inside Out”, “When Marnie Was There”, “Boy and the World” dhe “Shaun the Sheep Movie”, hyri në konkurrim.

Për sa i përket producentëve të natës së çmimeve, pas tre vitesh punë Akademia ka vendosur të aktivizojë Reginald Hudlin, një regjisor i komedive si “House Party” dhe David Hill, producent me merita për
“American Idol”.

Nën presion për të shtuar vlerësimin e spektatorëve, pasi audienca ra me 15 për qind vitin e shkuar në rreth 36.6 milionë shikues nga 46 milionë në vitin 2014 – producentët e rinj vendosën të rikthejnë moderatorin Rock.

*Burimi: New York Times

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button