roze

Gëzuar ditëlindjen Princ George!

princigeorge1Ky është një ndër imazhet e fundit të Princit Xhorxh lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar në nder të ditëlindjes së tij të parë.  Fëmija i Princit William dhe Dukeshës së Kembrixhit, Kate ka lindur  më 22 korrik të vitit 2013.

George erdhi në jetë në Spitalin Paddington në qendër të Londrës  aty ku edhe babai i tij Princi William kishte lindur 31 vite më parë. Ardhja në jetë e George Alexander Louis i njohur me titullin mbretëror si Princi George i Kembrixhit  ishte një event global,  ku mediat qëndruan disa ditë jashtë spitalit në pritje të fotove të para të princit dhe të trashëgimtarit të fronit.

Daljet publike të princit nuk janë të shpeshta,  por nëpër evente të ndryshme Dukesha e Kembrixhit vendos ta marrë me vete vogëlushin e saj.  Në udhëtimin e familjes mbretërore në Zelandën e Re William dhe Kate kishin të pranishëm edhe George, që ishte vetëm disa muajsh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button