Home / Keshilla / Ushqimet që duhet të hani gjatë periodave

Ushqimet që duhet të hani gjatë periodave

bdc63b0b-aa29-40e3-a1f4-edd6482efc58---0-1. Uji. Kini parasysh që gjatë atyre ditëve humbisni shumë lëngje dhe më mirë se koka-kola të cilat përmbajnë kafeinë e cila nxit dhimbjen e muskujve, uji i pastër është zgjedhja më e mirë.

2.  Perimet me gjethe jeshile. Ato janë të pasura me hekur, i cili balancon nevojat e trupit  tuaj gjatë menstruacioneve.

3.  Peshku. Salmoni dhe toni janë të pasur me Omega 3, acide yndyrore që ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

4. Bananet. Përveç potasiumit janë të pasura me B6 dhe vitamina të tjera që ndikojnë në glukozën e gjakut dhe përmirësojnë gjendjen tuaj të humorit.

5. Bishtajoret. Ato janë një burim shumë i mirë hekuri, por duhen konsumuar në mënyrë të moderuar se shkaktojnë gazra dhe fryrje.

6. Mishi i kuq. Nëse e pëlqeni mishin e kuq, ditët e ciklit janë të duhura për ta konsumuar atë për shkakt të vlerave ushqyese dhe hekurit që përmban.

7.Cokollata. Ka një debat në fakt, për shkak të kafeinës dhe sheqerit që përmban ajo, por ajo përmban edhe magnez, i cili i mungon organizmit tuaj gjatë ditëve të ciklit. Sa më e errët çokollata, aq më mirë pasi çliron edhe serotoninë për të cilën keni shumë nevojë gjatë ditëve të periodave. Duhet ta merrni në mënyrë të moderuar dhe të shmangni çokollatën me qumësht, pasi ajo ju shkakton fryrje dhe shtim në peshë.

8. Farat dhe frutat e thata. Ato janë të pasura me të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj, por kujdes nga ato që janë me sasi të larta kripe ose sheqeri, pasi shkatojnë mbajtje të lartë të ujit në organizëm dhe sasi të lartë sheqernash.

9. Frutat. Preferoni sheqernat natyrore në vend të atyre  të përpunuara. Kumbullat, manaferrat, fiqtë dhe shalqiri janë të pasura me fibra që ndihmojnë në rregullimin e aparatit tretës.

10. Drithërat. Ju plotësojnë me shumë lëndë ushqyese. Ju bëjnë të ndiheni e ngopur dhe energjike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: