Kronika

Belësh/ Breshëri dëmton kulturën bujqësore

belshi-6-Foto-M-466x350Reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër ka rënë gjatë të  gjithë mbasdites së djeshme në zonën e Dumresë në rrethin e Elbasanit duke shkaktuar dëmë kryesisht tek prodhimet bujqësore.

Banorët shprehen se “ breshëri i rënë një ditë më parë nuk ishte parë asnjëherë në këtë zonë dhe për këtë arsye janë gjetur të papërgatitur përpara një fenomeni të tillë. Trashësia e breshërit arrinte deri në 5 cm.

Burime nga specialist të bujqësisë në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se “ breshëri ka dëmtuar një sipërfaqe prej 150 ha tokë bujqësore, duke dëmtuar finde, dru frutor dhe serat me te gjithë bazën materiale që gjendeshin nën to. Fermerët të prekur nga breshëri i  bëjnë apel shtetit për ndihmë. Vetëm në fermën e Pëllum Zekthit dëmi është rreth 25 milion lekë të vjetra.

“Jam një taksapagues i rregullt i shtetit dhe disponoj liçensën për aktivitetin që ushtroj e për këtë arsye shteti duhet të më ndihmojë në këto ditë të vështira që gjendem sot. Dëmi i shkaktuar është i madh dhe nuk mund të dal në treg me asnjë nga produketet e mia. Nga ky moment jam i falimentuar”, shprehet fermeri,  Zekthi.belshi 5Foto M

Zona e Dumres njihet si zonë e cila kultivon në masë kulturën e duhanit, vreshtarisë, fidanet dhe drurët frutor. Bujqësia është e vetmja mënyrë jetese pas emigracionit për fermerët e zonës së Dumres.

Për të evidentuar saktë dëmet, bashkia e Belshyi nga ngritur shtabin e emergjencës i cili i ka kërkuar të gjithë kryepleqëve të evidentojnë dëmet dhe më pas do t’ia dërgojnë Ministrisë së Bujqësisë për të kërkuar ndihme.

Halit Tafani, specialit bujqësor pranë bashkisë Belsh shprehet se, “dëmi është i jashtzakonshëm dhe kultura që është prekur më shumë është vreshtaria dhe prodhimi në sera. Po bëjmë ç’do gjë për ti ardhur në ndihmë me asistencën tonë prefesionale dhe për të shpëtuar ato pak produkte bujqësorë që nuk janë dëmtuar plotësisht”.

Sot pritet të mbërrijë një grup punë nga ministira e Bujqësisë për ta parë më nga afër situatën dhe mbështetjen e fermerëve të dëmtuar nga breshëri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button