Teknologji

Emri më i kërkuar në Wikipedia?

Vëmendje më të mëdha në Wikipedia ka pasur profili i ish presidentit amerikan George W. Bush.

Pak ditë më parë enciklopedia online shënoi 15-vjetorin e saj, ku publikoi dhe një listë të faqeve më të redaktuara. Versioni anglisht i saj, ku çdokush mund të redaktojë, ka më shumë se 5 milionë ndërhyrje dhe është redaktuar rreth 808 milionë herë.

Faqja e Bush është ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen, me 45.862 redaktime që nga krijimi i saj.

Në listë janë dhe Britney Spears, Adolf Hitler, etj. Kur Wikipedia mbushi 5 vjeç, redaktim më të madh pati për Creationism (Krijimin), feja që beson se jeta është krijuar nga një hyjni, me 179 redaktime, sipas Jeff Elder dhe Ed Erhart nga Wikimedia Foundation.

Historia më e redaktuar për 2015 ishte faqja në lidhje me vdekjet e rëndësishme, por e dyta është faqe e quajtur “përmbledhje gjeohapësinore nga High Peaks/ Summits of the Juneau Icefield”, e cila është redaktuar më shumë se 7 mijë herë nga një person.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button