Europa

Juncker: Bashkimi Evropian, i kërcënuar në themelet e tij

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker ka paralajmëruar për rrezikun që i kanoset ekzistencës së BE-së.

“Sot është në rrezik Schengeni, nesër njerëzit do të pyesin, përse kemi një monedhë të përbashkët. Bashkimi Evropian është i kërcënuar në themelet e tij dhe ndoshta nuk po e kuptojmë”, ka thënë Juncker.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një seancë plenare në Strazburg, në fokus të të cilës është problemi i emigracionit. Pak ditë më parë, në konferencën e parë për shtyp për vitin 2016, Juncker paralajmëroi ditë të vështira për kontinentin e vjetër.

“Nuk kemi shumë iluzione për 2016-n, pasi gjithçka do të jetë edhe më e vështirë”, u shpreh udhëheqësi i vjetër i Luksemburgut.

Ai tha se, “zhvillimi ekonomik dhe punësimi mbeten prioriteti kyç” për ekzekutivin europian, ndërsa shpjegoi dhe lidhjen e brishtë të tyre me funksionimin e Schengenit.

“Schengen është një prej arritjeve më të mëdha të procesit të integrimit europian. Pa Schengen, pa lëvizjen e lirë të punëtorëve, pa lirinë e qytetarëve europianë për të udhëtuar, euro nuk ka kuptim. Ngjashëm qëndron lidhja mes Schengen, lëvizjes së lirë dhe tregut unik. Më pak Schengen do të thotë më pak punësim e më pak zhvillim ekonomik”, deklaroi Juncker.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button