Teknologji

Twitter jashtë funksionit, frika për hakerim

Pas bllokimit të së premtes, Twitter nuk është hapur për miliona përdorues as mëngjesine të martës, si në kompjuter ashtu dhe në versionin mobile.

Vizitorëve u shfaqet një mesazh ku shkruan “Nuk shkon mirë diçka teknike”, dhe më pas shoqërohet me shprehjen “Faleminderit që na vutë në dijeni. Ne do ta rregullojmë dhe do t’i kthehemi shpejt normalitetit”.

Edhe versioni mobile i rrjetit social duket se nuk punon. Faqja zyrtare e Twitter nuk jep ndonjë informacion lidhur me këtë mosfunksionim të faqes.

Mosfunksionimi i faqes për miliona përdorues në botë ka rritur frikën e hakerimit të rrjetit social mjaft popullor, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Statusi i faqes API të Twitter, i cili është ndërtuar për programuesit, tregon se ka mjaft probleme në pjesën më të madhe të faqes. Pas orës 07.00 me orën e Tiranës, faqja nisi të mos punojë masivisht, dhe fillimisht thuhej “Ndërprerje e shërbimit”.

Ky problem ekziston në të gjithë botën, në Britani, në pjesën perëndimore të Europës dhe asaj lindore, madje dhe në SHBA. Edhe në ditët e mëparshme përdoruesit janë përballur me një mosfunksionim të faqes, duke shkuar offline, por e ka marrë veten shumë shpejt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button