Home / Kronika / Arrestimet e Durrësit, objekt hetimi dy banda kriminale

Arrestimet e Durrësit, objekt hetimi dy banda kriminale

Tre vrasësit e dyshuar me pagesë të arrestuar një ditë më parë në Durrës kanë lidhje me dy grupeve me veprimtari të lartë kriminale në fushën e narkotikëve.

Burime konfidenciale policore bëjnë të ditur se aktiviteti i këtyre dy grupeve shtrihet në Itali, Spanjë e Hollandë, duke prodhuar dhe një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, si vrasje, tentativë vrasje apo plagosje.

Më konkretisht, në korrik 2013 vrasje në zonën e Shijakut;

Qershor 2014, tentativë vrasje në zonën e Shijakut;

Korrik 2015, tentativë vrasje në Tiranë;

Dhjetor 2015, dy të plagosur në Hollandë.

Burime konfidenciale bëjnë të ditu se shkak kanë qënë prishjet e pazareve për trafik droge, dhe konkurrenca mes tyre për zona influencash.

Një ditë më parë policia arrestoi tre persona, Gazmend Dervishi 38 vjeç, banues në Shkozet, Dritan Nikolli 38 vjeç, banues në Sukth, dhe Bruno Shehu 31 vjeç, të tre me të shkuar kriminale.

Në bazë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative, mësohet se këta tre persona ishin kontaktuar nga njëra prej bandave me qëllim eleminimin e kundërshtarëve të tyre, kundrejt një shpërblimi monetar, vlera e të cilit ende nuk është saktësuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: