Kronika

Sokol Koçiu: Dritan Dajtit i kanë bërë injeksion, gjykata t’i caktojë avokat

Dritan_Dajti_ne_gjyq_632572562-320x210Çështja gjyqësore kundër Dritan Dajtit, duket se do të vazhdojë pafundësisht. Gjykata nuk i ka caktuar akoma një avokat autorit të dyshuar të masakrës së 7 gushtit 2009-të, ku u vranë 4 policë në Durrës gjatë aksionit për arrestimin e tij.

Sokol Koçiu, drejtori ekzekutiv i Byrosë për Mbrojtjen e të Burgosurve, e ka cilësuar të paligjshëm urdhrin e gjykatës për shoqërimin e Dajtit në seancat plenare, në një kohë kur ai nuk ka akoma një avokat mbrojtës. Koçiu ka deklaruar se Dajti është sjellë në rrugë të paligjshme në gjykatë.

“Kam informacion se të pandehurit Dajti i është bërë injeksion që të mos reagojë, – ka thënë Koçiu. – Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për këtë rast. Kam kërkuar ta marr në mbrojtje të akuzuarin Dajti, por nuk më është lejuar. Duhet të rigjykohet nga fillimi çështja, pasi dy gjyqtarë kanë konflikt interesi. E kanë marrë me dhunë të akuzuarin Dajti, nga qelia në gjykatë. Kjo është e paligjshme”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button