Maqedonia

Orav: Të gjithë ne ndërmjetësuesit ndihemi të kërcënuar

bbbbAmbasadori i BE-së në Shkup Aivo Orav tha se përfaqësuesit evropian ndihen të kërcënuar, pavarësisht se ia duan të mirën Maqedonisë dhe përpiqen të zgjidhin krizën që ka mbërthyer vendin. Në një paraqitje në kuvend, Orav theksoi se në vend ka filluar një fushatë negative mediatike kundër ndërmjetësuesve evropian, respektivisht komisinerit Han, ekspertit belg në bisedimet e grupeve të punës Piter Vanhojte, si dhe delegacionit të BE-së, gjë që siç tha ai i ka shtyrë të gjë të rrisin edhe masat e sigurisë.

“Për sa i përket ndërmjetësimit, mendoj se deputetët dhe qytetarët do të lumturoheshin që kjo të bëhej pa dialog, nëse do t’ia dilnim pa ndërmjetësim dhe dialog politik. Fatkeqësisht skenat e 24 dhjetorit të 2012-ës nuk ishin të mundshme, dhe u nevojit ndërmjetësim. Ne jemi këtu, ju ndihmojmë para së gjithash se ju jeni vendi kandidat, dhe ne duam që gjërat të kthehen në binarët e duhur. Por ka edhe gjëra negative sigurisht. Ka shumë fushata mediatike kundër atyre që ndërmjetësojnë, vijnë nga anë të ndryshme, kundër komisionarit, kundër anëtarëve të parlamentit evropian, kundër ndërmjetësit Vanhute, kundër delegacionit të BE-së. Dhe disa herë, këto fushata mediatike kanë rezultuar me kërcënime konkrete, do të thotë se në disa raste ne kemi rritur edhe sigurimin”, tha Aivo Orav, Ambasador i BE-së.

Megjithatë më vonë Orav ndryshoi qëndrim dhe tha se ishte keqkuptuar. Sipas tij ndërmjetësimi ishte i vështirë dhe nuk bëhej fjalë për kërcënime.

“Më vjen keq që po shkruaja në telefonin tim por sapo u informava se mediat raportojnë se Bashkimi Evropian është nën kërcënim këtu në shtet. Ky nuk ishte mesazhi im. Unë dëshiroj të shpjegoj se sa e vështirë është të ndërmjetësohen situata në këtë mënyrë. Sepse në momente të caktuara ata që janë në mes sikur ne, nëse njëra palë ose tjetra nuk është e lumtur atëherë dikush duhet të fajësohet dhe këtë e kemi parë disa herë” , u shpreh Aivo Orav, Ambasador i BE-së.

Me gjithë këtë tërheqje,Alsat kontaktoi edhe vetë ndërmjetësin Piter Vonhojte, i cili tha se , është e vërtetë që ka marrë kërcënime nërpërmjet rrjeteve sociale, por për të, këto janë në plan të dytë. Ai tha madje se do të vazhdojë të udhëtojë me biçikletë rrugëve të Shkupit.

“E di që në media vazhdimisht ka pasur lloj-lloj kërcënimesh dhe presionesh, në Tuiter dhe mediat sociale, por unë nuk jam i impresionuar nga këto, për mua kjo është çështje sekondare. Unë jam këtu për të punuar për interesin e qytetarëve për zbatimin e reformave urgjente prioritare që i kërkon Bashkimi Evropian, gjithçka tjetër s’ka aspak rëndësi” , deklaroi Piter Vanhoje, ndërmjetësi i BE-së .

Alsat pyeti edhe në Ministrinë e brendshme, nga e cila konfirmuan ndërmarrjen e masave për të forcuar sigurinë e përfaqësuesve evropian në vendet e punës por edhe gjatë lëvizjeve të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button