Politika

Rama: Të ndërtojmë Universitetin e sigurisë sipas standardeve më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “duhet të ndërtojmë Universitetin e sigurisë, shkollën e lartë të Policisë së Shtetit me të gjitha standardet bazuar në eksperiencën më të mirë shqiptare dhe bazuar në standardet më të larta të vendeve fqinje e partnere” .

Gjatë analizës së 300 ditëve të punës së Ministrisë së Brendshme, kryeministri Rama e konsideroi të domosdoshëm faktin që “ne t’i japim fund një periudhe paqartësie lidhur me edukimin e kuadrove të policise, të cilët nuk mund të edukohen me sistemin hibrid që ka qenë në fuqi deri sot”.

“Ne duhet t’i japim vetes mundësinë që të përgatisim gjeneratën tjetër përmes një edukimi te plotë policor. Nuk është kjo një çështje kursesh as tre mujore as 6 mujore, ne nuk duam të bëjmë policinë e plepave, gjykatën e plepave e kemi, nga plepat e para dy dekadave ja ku u katandisëm sot nën plepa dhe presim në hije të plepave drejtesione , çfarë drejtësie mund presim ne nga gjykata e plepave dhe çfarë sigurie do presim ne nesër nga një polici plepash”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “na duhet një univerisitet i sigurisë dhe unë me ministrin e kemi përkrahur fuqimisht edhe shprehjen e vullnetit të deputetëve te Komisionit të Sigurisë për ta përfshirë në ligjin e ri të policisë këtë strukturë të re, e cila do të ngrihet mbi traditën më të mirë”.

MInistria e brendeshme analiza e 300 diteve (2)Foto A
Raportimi publik i 300 ditëve të qeverisjes, vijoi Rama, nuk është një paradë suksesesh, as një analizë e rëndomtë, por është një parqitje përpara publikut e punës dhe e sfidave me të cilat qeveria është përballur ashtu sikundër një marrje përsipër e përgjegjësisë për t’u përballur me sfidat që vazhdojnë.
“Përpara ca ditësh pata kënaqësinë të jem në godinën e Akademisë së Policisë ku u gjeta përballë 500 djem e vajzash të përzgjedhur nga një aplikim masiv si asnjëherë më parë i afro 10 mije të rinjve për t’u bërë pjesë e gjeneratës së re të Policisë së Shtetit. 500 djem e vajza të ndarë në mënyrë të barabartë 50 % me 50 % me një përpjekje që është vetëm në fillimin e saj për të kapërcyer një hendek të madh që lidhet me faktin rënqethës se kemi policinë me moshën më të madhe në Europë dhe rajon dhe nga ana tjetër më faktin ende më rrënqethës se kemi policinë me nivelin arsimor më të ulët në Europë dhe në rajon”, u shpreh kryeministri Rama.

Duke folur për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, Rama theksoi se ky ligj vendos një gur themeli edhe për karrierën për t’i dhënë fund hyrjeve e daljeve në polici, kush largohet nga policia për aryse të shkeljes së ligjit, si dhe për një periudhë të caktuar nuk mund të kthehet më në polici. Policia nuk është hyr e dil, shko bëj biznes e ktheu prapë”.
Po ashtu, shtoi Rama, sistemi i gradave në polici konsolidon meritokracinë dhe domosdoshmërinë për vijimësi duke i dhënë mundësi atyre që dijnë më shumë dhe kanë më shumë për të dhënë që ta japin, qoftë në terren, qoftë në universitet.
“Në këto 300 ditë ne mund ta themi me gojën plotë se e kemi policinë në krye të detyrës”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button