Opinion

Bosnje-Hercegovinë: 20 vjet nga misioni i parë i madh, paqeruajtës i NATO-s

mNga Mimoza GOLIKJA

Sulmet e para serbe në vitin 1992 goditën shumicën e boshnjakëve. Vrasje, përdhunime dhe dëbime u kryen nga forcat serbe për “të pastruar” territoret e pushtuara. Banorë që jetonin nën bombardime, vetëm me energji elektrike sporadike, në të ftohtin e dimrit madje edhe në vështirësi për tu ushqyer dhe me dhjetëra familjarë  të tyre të dashur të vrarë. Pasditja e  21 nëntorit 1995, do të përhapte nëpër rrugët e mbuluar me dëborë të Sarajevës, lajmimn e marrëveshjes së paqes të arritur në Dejton, Ohajo. Kanë kaluar 20 vjet që nga fillimi i operacionit të parë paqeruajtës të aleancës. Forca e Zbatimit (IFOR), e udhëhequr nga NATO, u vendos në Bosnjë dhe Hercegovinë më 20 dhjetor 1995, pas negociatave të suksesshme të marrëveshjes së paqes të Dejtonit. “Angazhimi i NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë për qëndrueshmëri dhe siguri është  sanksionuar në Dejton 20 vjet më parë dhe mbetet i paprekur edhe sot. Ne erdhëm për të ndihmuar sigurimin e paqes në fund të një konflikti të tmerrshëm. Sot, Bosnja dhe Hercegovina është një vend shumë i ndryshëm. Paqësor i qëndrueshëm dhe duke ecur drejt një të ardhme më të mirë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg.  “Ne kërkojmë një Ballkan Perëndimor ku njerëzit të jenë në gjendje të jetojnë si fqinj, në paqe dhe me respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve”.

Misioni i IFOR filloi pas përfundimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë më 21 nëntor 1995, pas arritjes së marrëveshjes së paqes në një bazë të forcave ajrore amerikane në Dejton, Ohajo. Një muaj më vonë, më 20 dhjetor 1995, trupat nën misionin IFOR, udhëhequr nga NATO u vendosën në Bosnjë dhe Hercegovinë për të zbatuar marrëveshjen. Ky ishte operacioni i parë i NATO-s në një vend  jashtë territorit të aleancës. Në kulmin e tij, IFOR përbëhej nga 60.000 trupa të nxjerra nga vendet aleate dhe vendet partnere,  përfshirë edhe nga  Rusia. IFOR operoi sipas Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nga i cili rrjedh mandati i tij, nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Detyra kryesore IFOR-it ishte për të ruajtur paqen dhe për të veçuar Forcat e Armatosura të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga ato të Republikës Srpska. IFOR gjithashtu mbikëqyri demarkacionin e vijave kufizuese dhe heqjen e armëve të rënda.  Operacioni IFOR u zëvendësua në dhjetor të vitit 1996 nga Forca Stabilizuese, e udhëhequr nga NATO, (SFOR), e cilia ishte më  e vogël në madhësi dhe që kishte një mandat tjetër. Në vitin 2004,  Bashkimi Evropian  mori përsipër rolin e stabilizimit. NATO ofroi  planifikim dhe mbështetje logjistike në përputhje me marrëveshjet Berlin Plus rënë dakord midis dy organizatave. NATO mban një shtab në Sarajevë që i ofron këshilla Bosnjës dhe Hercegovinës në reformën e mbrojtjes, koordinon aktivitetet e partneritetit dhe mbështet përpjekjet e vendit në integrimin euro-atlantik. Bosnja dhe Hercegovina u bë një vend partner i NATO-s në vitin 2006 dhe është aplikant për anëtarësim në NATO.

mmIntegrimi në BE është një nga objektivat kryesore politike të Bosnjë-Hercegovinës, ajo ka iniciuar procesin e Stabilizim Asociimit në vitin 2007. Vendeve pjesëmarrëse në PSA u janë ofruar mundësia për t’u bërë, pasi të plotësojnë kushtet e nevojshme, shtete anëtare të BE-së. Bosnja dhe Hercegovina për këtë arsye është një vend kandidat potencial për anëtarësim në BE. Zbatimi i Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 e ka përqendruar përpjekjen e politikë-bërësve në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe bashkësinë ndërkombëtare, për stabilitetin rajonal në vendet pasardhëse  të ish-Jugosllavisë. Brenda Bosnjë Hercegovinës, marrëdhëniet me fqinjët e saj të Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi kanë qenë mjaft të qëndrueshme që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995.

Nga marrëveshja e Dejtonit drejt operacioni i parë të madh paqeruajtës i NATO-s|

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë gjatë fillimit të viteve 1990, Bosnja dhe Hercegovina multi-etnike u hodh në një konflikt të përgjakshëm dhe të zgjatur. Gjashtë ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, NATO vendosi forcën e Zbatimit (IFOR) në Bosnje dhe Hercegovinë. IFOR përbëhej nga 50.000 trupa të ofruara nga vendet anëtare të NATO-s dhe 10.000 trupa dhënë nga kontribuesit jashtë NATO-s. NATO u përfshi  për herë të parë në konfliktin boshnjak në vitin 1992, me kërkesë të Kombeve të Bashkuara (OKB), për të zbatuar sanksione ekonomike, një embargo armësh dhe një zonë ndalim-fluturimi. Këto masa ndihmuan uljen e luftimeve dhe shpëtime të jetëve, por rezultuan të pamjaftueshme për t’i dhënë fund konfliktit. Në shkurt të vitit 1994, pas sulmit  vdekjeprurës me mortaja në një treg të Sarajevës, OKB-ja i kërkoi NATO-s për të kryer sulmet ajrore kundër mbrojtjes ajrore serbe të Bosnjës, instalimit të komandës dhe kontrollit dhe objekteve të municioneve. Këto sulme ajrore ishin të dobishme për të sjellë palët në tryezën e bisedimeve në Dejton, Ohajo (SHBA) dhe përfundimin e luftës.  Më 20 dhjetor 1995, vetëm gjashtë ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, NATO vendosi  Forcën e Zbatimit (IFOR) mandatuar nga  OKB. Ky ishte operacioni i parë paqeruajtës i madh i NATO-s, operacioni i parë i madh i reagimit ndaj krizave. Forca e Zbatimi udhëhequr nga NATO (IFOR) u vendos për të zbatuar aspektet ushtarake të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe u zëvendësua një vit më vonë nga Forca e Stabilitetit (SFOR),  e udhëhequr nga NATO. SFOR ndihmoi për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lehtësimin e  rindërtimin e vendit në prag të luftës së viteve 1992-1995.

 Qëllimi dhe zbatimi i IFOR dhe SFOR

 Forca e Zbatimit (IFOR) u vendos në Bosnjë dhe Hercegovinë në dhjetor 1995 me një mandat njëvjeçar.  IFOR operoi sipas Kapitullit VII të Kartës së OKB, që rrodhi autoritetin e tij nga Rezoluta e OKB-së Këshillit të Sigurimit (RKSKB) 1031 të 15 dhjetorit 1995. Kjo i dha një mandat jo vetëm për të ruajtur paqen, por edhe, kur është e nevojshme, për të zbatuar atë. Si i tillë dhe në mënyrë rigoroze, IFOR ishte një operacion i zbatimit të paqes, që ishte më zakonisht i referuar si një operacion i mbështetjes së paqes. IFOR-i synoi të mbikëqyrë zbatimin e aspekteve ushtarake të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, marrëveshja i dha fund luftës në Bosnjë. Detyra  kryesore ishte për të garantuar fundin e armiqësive dhe të ndante Forcat e Armatosura të Federatës së Bosnje-Hercegovinës, nga njëra anë, dhe të Republikës Srpska, në anën tjetër. IFOR mbikëqyri transferimin e territorit në mes të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Srpska, demarkacionin e kufirit ndërmjet entiteteve dhe heqjen e armëve të rënda në zonat e miratuara.  Ndërsa situata në terren ishte përmirësuar, IFOR filloi ofrimin e mbështetjes për organizatat e përfshira në mbikëqyrjen e zbatimit të aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, duke përfshirë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Kombeve të Bashkuara. Qëllimet IFOR-it në thelb janë kryer që nga zgjedhjet e shtatorit të vitit 1996. Ndërsa situata ishte ende potencialisht e paqëndrueshme dhe shumë aspekte të tjera  kishin mbetur për tu  realizuar  në anën civile, NATO ra dakord për të vendosur një forcë të re Stabilizuese (SFOR) që nga dhjetori i 1996.

Forca e Stabilizimit (SFOR) operoi sipas Kapitullit VII të Kartës së OKB-së, që rrjedh autoritetin e saj nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1088 të datës 12 dhjetor 1996. Siç ishte rasti për IFOR-in, ky ishte një operacion i zbatimit të paqes që ishte më zakonisht i referuar si një operacion në mbështetje të paqes. Detyra kryesore e SFOR-it ishte që të kontribuonte për një ambient të qetë dhe të sigurt të favorshëm për rindërtimin civil dhe politik. Në mënyrë të veçantë, SFOR kishte për detyrë të pengonte ose parandalonte  rifillimin e armiqësive; për të promovuar një klimë në të cilën procesi i paqes mund të vazhdonte për të ecur përpara; dhe, për të siguruar mbështetje selektive brenda mjeteve dhe aftësive të organizatave civile të përfshira në këtë proces të saj.  Aktivitetet për të shkonin nga patrullimi dhe ofrimi i sigurisë në zonën përmes reformës së mbrojtjes mbështetjen dhe mbikëqyrjen e operacioneve të çminimit, për të arrestuar individët e paditur për krime lufte dhe ndihmuar kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

 mmmMbajtja e paqes dhe kontributi në rindërtim

 Trupat e SFOR kryen patrullime të rregullta gjatë gjithë Bosnjë dhe Hercegovinës për të mbajtur një ambient të sigurt. Njësitë e specializuara shumëkombëshe u vendosën për t’u marrë me rastet e trazirave. SFOR gjithashtu mblodhi  dhe shkatërroi armë të paregjistruara dhe armatimet në duar private, në mënyrë që të kontribuonte në sigurinë e përgjithshme të popullsisë dhe për të ndërtuar besimin në procesin e paqes. Vetëm në vitin 2003, SFOR asgjësoi më shumë se 11.000 armë dhe 45.000 granata. SFOR ishte gjithashtu një nga disa organizata të përfshira në demontimet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Forcat e NATO-s kryen disa çminime dhe ndihmuan për të ngritur shkolla të demontimit në Banja Luka, Mostar dhe Travnik. SFOR gjithashtu ndihmoi për të krijuar një shkollë të trajnimit  të qenve antidrogë në Bihaç. Për më tepër, SFOR  Specializoi Njësitet Shumëkombëshe (MSU) që ndihmuan misionin policor të BE (EUPM). EUPM ishte përgjegjës për të ndihmuar autoritetet e Bosnjes  të zhvillonin forcat lokale policore që të plotësonin standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare, përmes  kapaciteteve menaxhuese dhe operacionale, monitorimit, udhëzimit dhe inspektimit të policisë. Përveç kësaj për të ndihmuar organizatat e tjera që punonin në rindërtimin e Bosnje dhe Herzegovinës, SFOR nisi projektet e veta  të bashkëpunimit civl- ushtarak (CIMIC) në fusha të tilla të ndërtimeve  strukturore dhe të transportit. SFOR ka marrë pjesë në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve dhe hekurudhave në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe agjenci të tjera ndërkombëtare. Kjo punë ishte kritike për të siguruar lirinë e lëvizjes në të gjithë Bosnje-Hercegovinës. Si për të gjitha operacionet e NATO-s, kontrolli politik dhe koordinimi janë dhënë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendimmarrës politik i NATO-s. Komanda strategjike dhe kontrolli u ushtrua  nga Shtabi Suprem të Fuqive Aleate të NATO-s në Evropë (SHAPE) në Mons, Belgjikë. Gjatë këtyre misioneve, një total prej 36 vende aleate dhe partnere  kontribuan me trupa. Përveç kësaj, ushtarë nga pesë vende  që nuk ishin as anëtarë të NATO-s dhe as vende partnere morën pjesë në kohë të ndryshme, siç ishin Argjentina, Australia, Kili, Malajzia dhe Zelanda e Re.  IFOR, forcë prej 60. 000 trupash u vendos  për një vit kurse  SFOR,  fillimisht përbëhej nga 31.000 trupa, deri në fillim të vitit 2001 u reduktua në 19.000, në pranverën e vitit 2002 u mor vendimi për zvogëlimin e trupave në 12.000 deri në fund të vitit 2002, dhe në vitin 2004 arriti në 7.000 trupa.

 Komandantët e SFOR – COMSFOR

Gjenerali William Crouch, SHBA  20 dhjetor 1996 – 30 korrik 1997

Gjenerali Eric Shinseki, SHBA 30 korrik 1997 – 23 tetor 1998

Gjenerali Montgomery Meigs, SHBA  23 tetor 1998 – 18 tetor 1999

Gjenerallejtënant Ronald Adams, SHBA 18 tetor 1999 – 8 shtator 2000

Gjenerallejtënant Michael Dodson, SHBA 8 shtator 2000 – 7 shtator 2001

Gjenerali Xhon B. Silvester, SHBA 7 shtator 2001 – 7 tetor 2002

Gjenerali William E. Uard, SHBA  8 tetor 2002 – 1 tetor 2003

Gjeneral major Virxhil L. Paket II, SHBA  2 tetor 2003 – 4 tetor 2004

Brig. Gjenerali Stiven P. Shçuk, SHBA  5 tetor 2004 – 2 dhjetor 2004

Disa të dhëna për Bosnjë Hercegovinën

Bosnja dhe Hercegovina përbëhet kryesisht nga tre etni, boshnjakët, serbët dhe kroatët. Sipas regjistrimit të vitit 1991, Bosnja dhe Hercegovina kishte një popullsi prej 4.377.000 banorësh,  ndërsa regjistrimi  jozyrtar  i vitit 1996 i UNHCR  tregoi një rënie në 3.920.000. Emigrimet e mëdha të popullsisë gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990 kanë shkaktuar ndërrime demografike në vend.  Midis viteve 1991 dhe 2013, mosmarrëveshjet politike e bënë të pamundur për të organizuar një regjistrim. Regjistrimi ishte planifikuar për vitin 2012, por u shty deri në tetor të vitit 2013. Regjistrimi i 2013 gjeti një popullsi totale prej 3.791.622 banorësh në 1.16 milionë familje, që do të thotë 585.411 më pak banorë se sa  regjistrimi i vitit 1991. Etnitë, sipas të dhënave  të cituara nga Agjencitë  Qendrore të Inteligjencës, janë boshnjakët që përbëjnë 48% të popullsisë, serbët 37.1%, kroatët 14.3%, dhe të tjerë formojnë 0.6%. Sipas vlerësimeve jozyrtare nga Agjencia Shtetëror e Statistikave Boshnjake,  cituar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008, 45 për qind e popullsisë identifikohen fetarisht si myslimanë, 36 përqind si ortodokse serbe, 15 për qind si katolikë, 1 për qind si protestantë, dhe 3 për qind të tjerë (kryesisht ateistë, hebrenj dhe të tjerët). 54% e muslimanëve janë myslimanë jo-fetarë.

Bosnja përballet me problemin e rindërtimit të një vendi të  shkatërruar nga lufta dhe futjen e reformave kalimtare të tregut liberal në ekonominë e saj. Trashëgimia e epokës së mëparshme ishte një industri e fuqishme ku  industritë metalike.  Bosnja dhe Hercegovina kanë pasur një eksport industrial ekonomik shumë të fortë të orientuar në vitet 1970 dhe 1980, me eksport në shkallë të madhe me vlerë miliona në US $. Lufta në vitet 1990, shkaktoi një ndryshim dramatik në ekonominë e Bosnjës. PBB ra me 60% dhe shkatërrimi fizik i infrastrukturës  shkatërroi ekonominë. Ekonomia boshnjakre ende ballafaqohet me vështirësi të konsiderueshme. Shifrat tregojnë GDP dhe të ardhurat për frymë janë rritur 10% nga viti 2003 deri në vitin 2004, papunësia e lartë 38.7% dhe deficiti i lartë tregtar mbeten ende shqetësuese.  Inflacioni vjetor është relativisht më i ulët për vendet e tjera në rajon, në 1.9% në vitin 2004. Norma reale e rritjes së PBB-së ishte 5% për vitin 2004 sipas Bankës Qendrore të BiH-së dhe Zyrës Statistikore të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sipas të dhënave të Eurostatit,  të ardhurat për  frymë të Bosnjës dhe Hercegovinës ishin  në 29 për qind të mesatares së BE në vitin 2010. Më 4 shkurt 2014,  filluan  protestat anti-qeveritare të quajtura Pranvera boshnjake, në qytetin verior të Tuzlës. Ishin punëtorët nga disa fabrika private që protestuan për vendet e punës, pagat e papaguara dhe pensionet. Protesta u përhap në pjesën tjetër të vendit me përleshjet e dhunshme të raportuara në afër 20 qytete, nga të Sarajeva, Zenica, Mostar, Bihac, Bërçko dhe Tuzla. Mediat boshnjake njoftuan  se ishin qindra të plagosur gjatë protestave, përfshirë dhjetra oficerë të policisë, gjatë dhunës në Sarajevë, në qytetin verior të Tuzlës, në Mostar, në jug, dhe në Zenica, në Bosnjën qendrore. Qindra banorë u mblodhën gjithashtu në mbështetje të protestave anti-qeveritare në qytetin e Banja Lukës. Protestat shënuan shpërthimin më të madh të zemërimit të publikut ndaj papunësisë së lartë  gjatë dy dekadave  të inercisë politike në vend që prej përfundimit të luftës në Bosnjë në vitin 1995.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button