Home / Kosova / Thaçi: Keni durim deri në kthimin e përgjigjeve nga GJK

Thaçi: Keni durim deri në kthimin e përgjigjeve nga GJK

tha-ccedil-i-keni-durim-deri-n-euml-kthimin-e-p-euml-rgjigjeve-nga-gjk_hdKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha palët e përfshira në procesin zgjedhor që të presin mendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe më pas të marrin vendime. Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka vlerësuar edhe njëherë procesin zgjedhor të 8 qershorit.

Thaçi ka kërkuar nga subjektet politike që të presin përgjigjën e Kushtetueses, lidhur me kërkesat e subjektit të tij, PDK-së, lidhur me kontestimet e ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Dua të theksoj se i tërë procesi pas zgjedhjeve të 8 qershorit është duke shkuar drejtë implementimit në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Tani që kemi pasur edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga presidentja Jahjaga, kemi pasur edhe veprimet tjera të cilat janë gjithashtu duke u shqyrtuar në këtë gjykatë. Mendoj se është një proces krejt normal, transparent, i përgjithshëm dhe në suazat e zhvillimit të demokracisë. Në të njëjtën kohë ftoj të gjithë për durim, mirëkuptim dhe besim në institucionet e pavarura të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: