Amerika

Reshje të mëdha dëbore në SHBA, boshatisen supermarketet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të përfshihen nga reshje të dendura dëbore.

As meteorologët nuk e parashikuan më herët. Uashingtoni dhe shtete të tjera afër Atlantikut janë shtetet e rrezikuara. Më shumë se 50 milionë njerëz janë paralajmëruar për reshje dëbore mbi 60 cm.

Kjo mund të sjellë ndërprerje të energjisë, paralizimin e rrugëve apo ndërprerjen e fluturimeve.

Nga ana tjetër, kjo ka shkaktuar boshatisjen e supermarketeve dhe radhë të gjatë janë parë duke blerë. Moti i keq ka shkaktuar edhe viktimat e para.

Dy shoferë kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, një tjetër në Tenesi, ndërsa një këmbësor humbi jetën në Maryland.

Rekordi i reshjeve të dëborës në Uashington është regjistruar në janar të vitit 1922 kur ranë 71 cm dëborë. Situata nuk do të jetë kaq problematike këtë vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button