Home / Politika / PD: U vodhën 1.7 mld lekë me check-up

PD: U vodhën 1.7 mld lekë me check-up

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj për një megaaferë korruptive me check up-in.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, nga selia blu tha se përmes kësaj skeme u janë vjedhur shqiptarëve 1 miliardë e 700 milionë lekë në 9 muajt e fundit.

“Kjo është një vjedhje skandaloze, për të cilin Edi Rama dhe Ilir Beqaj duhet të japin llogari”, tha Vokshi.

Vokshi i kërkoi Prokurorisë që të hetojë këtë korrupsion me përmasa dhe lehtësisht të verifikueshëm, sipas saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: