Politika

Berisha kundër hartës elektorale: Një pazar banal i Ramës dhe Metës

berisha3-320x226Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi qeveria shqiptare ka miratuar variantin e reformës administrativo-territoriale, e cila parashikon që në të gjithë vendin të ketë vetëm 61 Bashki.

Berisha ka thënë se është shkelur çdo kritere gjeografik, demografik, ekonomik e kulturor dhe se ajo është e ndërtuar vetëm mbi kriterin elektoral dhe diskriminimin krahinor.

Gjithashtu, Berisha ka thënë se kjo hartë është anti-kushtetuese, anti-qytetare dhe anti-kombetare dhe i ka bërë thirrje qytetareve te përdorin te gjithë mjetet kushtetuese kundër këtij ndëshkimi të rendë dhe të pamerituar që po behët.

“Cilido qe i hedh një sy hartës Rama-Meta të ndarjes se territorit, konstaton se është shkelur çdo kriter gjeografik, demografik, ekonomik e kulturor dhe se ajo është e ndërtuar vetëm mbi kriterin elektoral dhe diskriminimin krahinor, një pazar banal, ku Rama-Meta e kane ndarë Shqipërinë si plaçkën e tyre elektorale.

Kjo harte është anti-kushtetuese, anti-qytetare dhe anti-kombetare. Ju bej thirrje qytetareve te përdorin te gjithë mjetet kushtetuese kundër këtij ndëshkimi të rëndë dhe te pamerituar qe po ju bën klika Rama – Meta!!”, – ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button