Amerika

SHBA, super-stuhia dimërore avancon drejt brigjeve lindore

E shumëpërfolura si stuhia dimërore që do të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashme ka avancuar drejt brigjeve lindore. Të gjithë qytetarët janë paralajmëruar mbi një rrezik të madh, pasi stuhia do të sjellë reshje dëbore të dendura, që mund të thyejnë edhe rekordin e viteve të fundit.

Rreth 85 milionë persona pritet të përballen me këto kushte tepër të rënda të motit, ndërsa 10 shtete të Amerikës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si Xhorxhia, Tenesi, Pensilvania, Marilend, Kentaki, Karolina e Veriut, Nju Xhersi, Nju Jork dhe Virxhinia Perëndimore.

Po ashtu edhe Ushingtoni e ka cilësuar borën si një gjendje emergjence, pasi temperaturat kanë shënuar -5 gradë celcius.

Moti i keq dhe i ftohti i acartë i ka marrë jetën 8 personave. Rreth 133 mijë njerëz po i kalojnë këto ditë të ftohta pa energji elektrike si pasojë e prishjes së rrjetit energjitik.

Ndërkaq rrugët në SHBA paraqesin rrezikshmëri të madhe për drejtuesit, ku vetëm ditët e fundit janë shënuar rreth 1000 aksidente. Po ashtu, vetëm ditën e premte janë anuluar rreth 9000 fluturime ajrore.

Deri të dielën, kur stuhia pritet që të kalojë, në Uashington do të shënohet një rekord i ri i reshjeve të dëborës qe do të shkojë deri në 76 centimetra, ndërkohë që rekordi i mëparshëm ka qenë 71 centimetra, sasi kjo e regjistruar përgjatë një periudhe dy ditore janarin e vitit 1922.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button