PolitikaPresidenciale

Presidenti Nishani dërgon në Kushtetuese ligjin për pronat

Dy ditë pas rrëzimit të dekretit të tij në Kuvend për rishqyrtimin e ligjit të pronave, Presidenti i Republikës njofton se do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.

Pas vendimit të mazhorancës për të mos ndryshuar asnjë nen të ligjit për pronat, Presidenti këmbëngul ashtu si në arsyet e kthimit të ligjit, se ai është antikushtetues. Sipas Bujar Nishanit, ligji cënon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.

Presidenti i shton këtyre argumentave se ligji i pronave zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.

Pasi parashtron argumentat se përse ligji sipas tij është antikushtetues, Presidenti më tej vë theksin tek rëndësia e tij për impaktin madhor që ka te qytetarët dhe si një nga prioritetet kyç për hapjen e negociatave me BE-në.

Pavarësisht se Presidenti i ka kthyer mazhorancës disa nga ligjet e rëndësishme, ndjekja e procedurave për ta ankimuar në Gjykatë Kushtetuese është një instrument i përdorur rrallë nga kreu i shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button