Home / Bota / SHBA eksportojnë pas 40 vitesh dërgesën e parë të naftës së papërpunuar në Evropë

SHBA eksportojnë pas 40 vitesh dërgesën e parë të naftës së papërpunuar në Evropë

Pas një pauze 40-vjeçare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë eksportuar dërgesën e parë të naftës së papërpunuar në Evropë.

Dërgesa u realizua të enjten, pasi u hoq ndalesa e vetëshpallur për eksport të naftës së papërpunuar.

Anija transportuese “Liquid American Freedom”, u nis nga Teksasi dhe mbërriti në portin Fos-Lavera, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Marsejë në Francë.

Shitësi i naftës është kompania “Enterprise Products Partners L.P” me seli në Hjuston ndërsa blerësi është “Vitol Group” nga Zvicra, e cila pritet të transferojë naftën e blerë në rafineritë e vendit.

Më 18 dhjetor, Kongresi amerikan përcolli llogarinë e shpenzimeve e cila përfshinte heqjen e ndalesës së vetëshpallur 40-vjeçare për eksport të naftës së papërpunuar vendase.

Ndalesa hyri në fuqi në vitet ’70, atëherë kur shtetet arabe prodhuese të naftës vendosën embargo ndaj SHBA-së.

Nafta e papërpunuar konsiderohet një burim i konsiderueshëm për sektorin e energjisë në SHBA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: