Home / Qeveritare / “Nëpunësi civil” – Në shtator priten ndryshime të reja në ligj

“Nëpunësi civil” – Në shtator priten ndryshime të reja në ligj

Ministrja-Milena-Harito-Foto-Flor-Abazaj-ATSH-4-525x350Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito paralajmëroi sot ndryshime të reja në ligjin “Për nëpunësin civil”.

Gjatë prezantimit në komisionin e Ligjve të raportit vjetor për gjendjen në “Shërbimin Civil” për vitin 2013, ministrja tha se ligji në fjalë ka mangësi teknike dhe nevojitet të përmirësohet sipas standardeve të Bashkimit Europian.
Kryetari i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj deklaroi se ky ligj është i hartuar keq dhe ka nevojë për ndryshime të tjera. “Besoj se është një nga ligjet e shkruara më keq dhe nuk e kutpij që të jesh sekretar i përgjithshëm i ministrisë, të jesh drejtor i përgjithshëm dhe ti largosh njerëzitnga puanme një copë letër, pa asnjë procedurë, ndërsa kështu i ke sjellë një dëm të pallogaritshëm shtetit. Kush do ta marrë këtë përgjegjësi dhe si do ta zgjidhim”? tha Xhafaj.
Ministrja Harito tha se ligji ishte i politizuar dhe për këto arësye në pikëpamje të teknikës legjislative nuk pati fatin të diskutohej mjaftueshmërish. “Do dëshiroja që nga shtatori të bashkëpunoja me komisionin e Ligjeve duke sjellë rekomandimet e BE-së dhe në këtë rast duam të kemi gjithë kompetencën tuaj që nëse do ketë ndryshime ato të jenë mirëmenduara. Personat që do të bëjnë shkelje të ligjit do duhej të mbanin përgjegjësi individuale për dëmin që do të shkaktojnë”, nënvizoi ministrja Harito.
Në reagimin e tij, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se ministria e Administratës Publike po merr përsipër kompetenca që nuk i mban dot. “Ministria është supervizor dhe nuk mund të marrë përsipër gjithçka”, u shpreh deputeti Vasili.

Leave a Reply

%d bloggers like this: