Home / Kronika / Sociale / Veliaj: Sistemim varrezave në Tufinë dhe Sharrë

Veliaj: Sistemim varrezave në Tufinë dhe Sharrë

Bashkia e Tiranës po punon për rehabilitimin e varrezave të kryeqytetit dhe për shpronësimin e tokave në këto zona. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se gjatë këtyre 6 muajve është investuar për rehabilitimin e varrezave të Tufinës, ku do të sistemohen të gjitha parcelat.

“Në vitet e ardhshme nuk do të kemi vështirësi për hapësira të reja në varreza. Synimi ynë është që këtë vit, siç kemi bërë në Tufinë, të fillojmë edhe me sistemimin e varrezave të Sharrës, për t’u siguruar që përpjekjet tona për dinjitet për qytetarët e Tiranës të përputhen me dinjitetin që kanë qytetarët që prehen këtu”, deklaroi Veliaj.

Tirana do të jetë një ndër qytetet që do të ketë varreza murale: “Për varrezat e Tiranës do të kemi edhe disa investime të tjera, si projekti për varrezat murale. Fillimisht, do të nisim me sistemimin e varreve të braktisura, këtu e 50 vite më parë, në mënyrë që edhe qytetarët të njihen me këtë proces njerëzor, i cili funksionon në të gjithë botën dhe kursen hapësirat publike”.

Në varrezat e Tufinës janë shtruar 11 mijë metra katrorë asfaltime, 8600 metra katrorë beton pedonal dhe janë bërë 24 kilometra linja nëntokësore të ujërave të bardha. Gjithashtu, është vendosur edhe një tendë për njerëzit që bëjnë pritje në kohën e shirave, si edhe është kryer rikonstruksioni i zyrave të ndërmarrjes funerale. Krahas sistemit të hapësirave është punuar dhe për infrastrukturën, duke sjellë vendosjen e koshave dhe stolave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.