Teknologji

Bateritë me litium tani punojnë nën zero gradë

Bateritë me litium, të zakonshme në përdorimin e smartphone, tablet apo makina elektrike, tashmë mund të punojnë dhe në temperatura të ulëta.

Falë shtesës së një ‘flete’ nikeli, dhe me një shpenzim minimal të energjisë mund ti bëjë ato të afta të vetëngrohen dhe në temperatura nën zero, siç tregon një studim i publikuar në “Nature”.

Deri tani bateritë me litium nuk mund të përdoreshin në të ftohtin ekstrem, dhe pse kishte një zgjidhje ‘rimibushjeje’ që kishte të bënte me një farë ‘kaloriferi’ të jashtëm dhe materialet izoluese rreth baterisë, por që në fakt e bënin më të rëndë dhe më të madh.

Ky detaj në fakt është i rëndësishëm, nëse këto bateri do të përdoren në drone që fluturojnë në kuota të larta.

Studiuesit të udhëhequr nga Chao- Yang Wang, i universitetit të Pensilvanisë, kanë modifikuar strukturën e baterisë me litium duke shtuar një laminë nikeli ë brendësi. Në këtë mënyrë korrenti devijohet nga lamina, kur është nën zero gradë,duke prodhuar nxehtësi.

Kur ky efekt rrit temperaturën e brendshme të baterisë, aktivizohet një ‘çelës’ dhe bateria punon normalisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button